E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i The Ekonomist: Shqipëria me demokraci si Uganda

Shqipëria vazhdon të mbetet një vend me dekomraci hibride. Raporti i fundit i “The economist” që tregon indeksin e demoracisë për vitin 2012 në 200 vende të botës e rendit Shqipërinë në vendin e 90-të.

Sipas klasifikimit me 5.67 pikë vlerësohet procesi elektoral, pluralizmi politik me 7 pikë, funksionimi i qeverise 4, pjesmarrja politike 5, kultura politike 5 dhe të drejtat civile 7.35 pikë. Raporti vlerëson se nga 28 vende të Evropës Lindore, 1 vend është me demokraci të plotë, 14 vende me demokraci të dobët, 6 vende me regjim hibrid dhe 7 vende me regjim autoritar.

Në grup me Shqipërinë që kanë të njëjtin klasifikim, “demokraci hibride” janë vende si Siria Lankea, Hondurasi , Bangladeshin, Nikaraguan dhe Uganda.

Krahasuar me vitin 2011 Shqipëria ka bërë hapa prapa, pasi gjatë këtij viti indeksi i demokracisë ka qenë 5.81, ndërsa gjatë 2012 indeksi i demokracisë është 5.51.
Sipas vlersimit ato vende që kanë demokraci të plotë, indeksi i demokracisë për to është 10.

Sa i përket lirisë së medias, edhe në këtë fushë Shqipëria ka bërë hapa prapa gjatë 2012, ku indesi i lirisë së medias është 5.67, ndërsa në vitin 2011 ky indeks ka qënë 5.81.
Intelligence Unit e The Economist” sërish vlerëson se “Shqipëria ka një shans të vogël për të marrë statusin e vendit kandidat gjatë vitit 2013.

Vlerësimi negativ që vjen për Shqipërinë nga revista e famshme britanike, përkon dukshëm me ngjyrat gri të raporteve të shumta që janë prodhuar për vendin tonë gjatë vitit të shkuar, nga organizmat ndërkombëtare, mediat e huaja dhe burime të tjera prestigjioze, të cilat kanë vënë në dukje problematikat e vjetra dhe të reja që kalon sot demokracia në vendin tonë.

Ky indeksi është njëri ndër dokumentet serioze që mat dhe skedon barometrin demokratik kudo në botë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›