Tiranë, ndërhynin në aparatet matëse, arrestohen në flagrancë 2 elektriçistë
Policia e Tiranës vë në pranga dy elektricistë në akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike. Seksioni Kunder Korrupsionit ne DPQ Tirane, ne kuader te operacionit policor te koduar Elekrtiçistet bëri të mundur arrestimin në flagrance të shtetasve:
o Mark Pal Uka, 52 vjec, banues ne Tirane, dhe
o Bashkim Maliq Gashi, 58 vjec, banues ne Tirane.
Arrestimi i tyre u be, pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin, duke u prezantuar si Inspektore te Kompanise CEZ Shperndarje detyre te cilen e kane ushtruar deri ne korrik te vitit 2012, u kerkonin dhe u merrnin qytetareve te ndryshem shumen nga 15 mije deri ne 20 mije leke te rinj, per t`i bere te mundur nderhyrje te paligjshme ne aparatet mates te energjise elektrike prane banesave te tyre, ne menyre qe shuma qe do paguhej te ishte me e ulet se vlera e konsumit real.
Kete veprim autoret e kane kryer ne disa raste dhe ne menyre te perseritur gjate dy viteve te fundit.
Autoret u kapen ne flagrance ne zonen e Kombinatit, ku ne cilesine e proves materiale ju sekuestruan mjete pune per nderhyrje ne sistemin energjitik, dhe nje sasi lekesh e perfituar nga veprimtaria e paligjshme.
Nderkaq vazhdojne hetimet per dokumentimin e plote te kesaj veprimtarie dhe personave te tjere qe dyshohen se mund te jene perfshire ne kete veprimtari.