E Martë, 3 Nëntor 2026

Raporti i anëtarëve të shumicës parlamentare për mandatin e Olta Xhaçkës

Kuvendi është mbledhur sot për të votuar për manditin Olta Xhaçkës.

Vizion Plus ka siguruar raportin e PS për mandatin e Olta Xhaçkës. Raporti mban firmën e anetarëve të shumicës parlamentare, Lindita Nikolla, Ermonela Felaj, Bledi Çuçi, Klotilda Bushka dhe Xhemal Qefalia.

Ne raport thuhet se Këshilli  ka shqyrtuar më parë dy mocionet e grupimeve të deputetëve të opozitës për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, dhe shumica parlamentare ka arritur në konkluzionin se nga aktet e depozituara prej kërkuesve të të dy mocioneve, (akte këto që janë të njëjta dhe në procedurën aktuale), nuk rezulton që për deputeten Olta Xhaçka të plotësoheshin kriteret kushtetuese të parashikuara në pikën 3 të nenit 70 të Kushtetutës (kryerja e veprimtarisë fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit dhe e pushtetit vendor dhe përfitimi i pasurive të këtyre të fundit) për vënien në lëvizje të Gjykatës sipas përcaktimeve të nenit 70, pika 4, të Kushtetutës.

Në konkluzionin e mësipërm, shumica arriti bazuar në parashikimet e nenit 70 të Kushtetutës, ku shprehimisht thuhet:

1. Deputetët përfaqësojnë popullin dhe nuk lidhen me asnjë mandat detyrues.

2. Deputetët nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht asnjë detyrë tjetër shtetërore, përveç asaj të anëtarit të Këshillit të Ministrave. Rastet e tjera të papajtueshmërisë caktohen me ligj.

3. Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre.

4. Për çdo shkelje të paragrafit 3 të këtij neni, me mocion të kryetarit të Kuvendit ose të një së dhjetës së anëtarëve të tij, Kuvendi vendos për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila konstaton papajtueshmërin

Në përfundim të raportit anëtarët e shumicës parlamentare në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, vlerësojnë që cështja për Olta Xhaçkës t’i kalojë seancës plenare për të vendosur në lidhje me dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese sipas parashikimeve të nenit 70 të Kushtetutës.

Sot e enjte (11 prill)  parlamenti do të vendosë për fatin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Ajo që mbeti e paqartë nga vendimi i marrë në Këshillin për Mandatet është qëndrimi i shumicës socialiste ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në vendimin e saj për çështjen “Xhaçka” thuhet se kur e 1/10 e deputetëve ngrejnë një mocion për papajtueshmërinë e mandatit të një deputeti, kuvendi është i detyruar ta dërgojë çështjen për shqyrtim në themel në “Kushtetuese”.

Në qershorin e 2022-it opozita dërgoi në kuvend mocionin që kërkonte që papajtueshmëria e mandatit të Olta Xhaçka të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese. Sipas opozitës ish Ministres së Jashtme duhet t’i hiqet mandati i deputetes pasi është në konflikt interesi me shpalljen nga qeveria të bashkëshortit të saj Artan Gaçi investitor strategjik.

Pas ankimimit në janarin e një viti më parë “Kushtetuesja” ia njohu këtë të drejtë opozitës dhe kërkoi që mandati i Olta Xhaçkës të shqyrtohet nga kjo gjykatë pasi të votohet në parlament.

Më shumë se një vit nga ky vendim i “Kushtetueses” që detyron kuvendin të miratojë kërkesën e opozitës do të përcaktohet te enjten nëse fati i mandatit të Xhaçkës do të shqyrtohet ose jo në themel nga Gjykata Kushtetuese./vizionplus.tv/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›