Raporti i frikshëm, duhani vret 2565 persona në 5 vite

Kanceri në mushkëri i shkaktuar nga duhani është një nga arsyet kryesore të vdekjeve në Shqipëri. Të dhënat mbi vdekshmërinë ndaj duhanit dëshmojnë se abuzuesit ndaj ketij vesi nuk e kanë të lehtë ti shpëtojnë sëmundjeve kanocerogjene.
Ekspertë të shëndetit, referuar një raporti të OBSH japin alarmin për rritje nga dita në ditë të pirësve të duhanit. Nga raporti i fundit i OBSH, brenda 5 viteve ka patur 2565 vdekje nga kanceri ne mushkëri. Nga këto humbje jete, 1655 janë meshkuj dhe 915 femra. Roland Shuperka, Specialisti i Institutit të Shëndetit Publik jep të dhënat e raportit.
Po nga pirja e duhanit, shkaktohen sëmundjet e gjakut dhe preket sistemi kardiovaskular. Edhe në këto të fundit, raporti jep shifra të larta me pasojë vdekjen.
Specialisti në Institutit të Shëndetit Publik shpjegon se raporti mbi vdekjen nga duhanpirja dhe atyre që ekspozohen në ambjente ku pihet masivisht duhan i përkasin moshës 30 deri në 59 vjec. Raporti tregon se ka një rritje të dukshme të femrave duhanpirëse. Edhe pse ekzitojnë ligje për mos lejimin e duhanit në ambjente publike, specialistë argumentojnë se vendi ka nevojë për ngritjen e një taskforce të vecantë ndaj këtij fenomeni të frikshëm.