United klubi më i pasur sipas "Forbes"

Manchester United është shpallur klubi sportiv që vlen më shumë në botë për të tretin vit radhazi nga revista "Forbes", pavarësisht se klubi ka 475 milionë paund borxh.
"Forbes" vlerëson se suksesi i vazhdueshëm i United si në fushë ashtu edhe jashtë saj, po ashtu edhe marrëveshja e re e sponsorizimit me AON e vlefshme 20 milionë paund në vit për katër vite, e ngrenë vlerën e klubit në 1.165 miliardë paund.
Arsenali dhe Real Madridi gjithashtu janë përfshirë në top 10 e klubeve sportive më të vlefshme, që megjithatë është dominuar nga klubet sportive amerikane. Në vazhdim 10 klubet botërore që vlejmë më shumë:
1 Manchester United - 1.165 miliardë paund
2 Dallas Cowboys - 1.13 miliardë paund
3 New York Yankees - 1.06 miliardë paund
4 Washington Redskins - 960 milionë
5 Real Madrid - 900 milionë
6 New England Patriots - 850 milionë
7 Arsenal - 740 milionë
8 New York Giants - 734 milionë
9 Houston Texans - 727 milionë
10 New York Jets - 708 milionë.