Rama: Universitetet minë me sahat

Ai theksoi se po shtohet gjithnjë numri i studentëve, teksa cilësia ka rënë. Rama zhvilloi sot tryezën e radhës, kësaj here për politikat rinore.
“Rinia sot është e çoroditur në Shqipëri. Ndër 1 milion të papunë shumica dërrmuese janë të reja dhe të rinj. Universitetet janë bërë streha vorfënore e mjerimit, ku studentët e drejtuar masivisht brenda dyerve të shkollave me të dalë prej tyre përballen me varfërinë”, theksoi Rama.
Duke kritikuar reformën më të fundit në universitete, kreu socialist tha se ajo ka favorizuar universitetet private, të cilat, sipas tij kanë kriter vetëm paratë. “Universiteti sot është një minë me sahat në dorën e çdo të riu që përballet me papunësinë. Shtimi i numrit të studentëve, po ul cilësinë në auditore, ndërsa shtohen përditë universitetet private që kanë kriter paratë. Universiteti publik është shndërruar në një zgavër të errët ku luhet përditë farsa e shtimit të numrit të studentëve dhe rënies së cilësisë”, u shpreh Rama. /Start/
2012-02-27 13:11