Meta: Akuzat e PS-së për manipulime janë përralla

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, ka vijuar fushatën elektorale në qytetin e Korçës ku kërkoi mbështetje për kandidatin e "Aleancës për Qyetetarin" Andra Mano.
Në fjalën e tij, kreu i LSI-së ka garantuar simpatizantët e tij se procesi zgjedhor do të zhvillohet në mënyrë transparente ndërsa i ka cilësuar pretendimet e opozitës për manipulime me listat zgjedhore si përralla.
"Përrallat për manipulime nuk ekzistojnë, ky do të jetë një proces transparent. Akuzat e opozitës vijnë pasi ata kanë frikë nga humbja" tha Meta.
Me tej kreu i LSI-së theksoi se "Aleanca për Qytetarin" do të jetë e suksesshme pasi ka në qendër qytetarin.