E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shamku Basha tenton te bleje voten me miell e makarona

Deputetja e Partise Socialiste Ledi Shamku denoncoi sot perpjekjen e kandidatit te Aleances per Qytetarin per te blere voten e banoreve te kryeqytetit me ane te shperndarjes se ushqimeve.

Kandidati i Saliut per Tiranen e ka humbur toruan. Aq i sigurt eshte Luli i Saliut se kryeqytetasit nuk do tia japin voten sa tani ka filluar te shperndaje miell sheqer e makarona per te blere vota. Ky kandidat dy here i kerkuar nga drejtesia per vjedhjen e 200 milion eurove e per vrasjen e kater shqiptareve te pafajshem ne 21 janar ky Luli i Saliut qe firmosi shitjen e detit kur ishte minister e qe bridhte neper bote me shtate pasaporta tani ka dale te bleje vota me miell njesoj si Saliu vaktit.

Deri dje Saliu bridhte me thase me miell ne kurriz ne fshatrat e thella te ketij vendi te varfer kurse sot Luli i Saliut del serish po me miell kesaj here te ambalazhuar ne qese Big Market.

Duke e cilesuar si nje veprim te turpshem Shamku e konsideroi kete akt nje fyerje per qytetaret e Tiranes. Ti vije turp qe i fyen ne kete fare feje tiranasit duke u rrekur tu bleje nderin me kete qese.

Tiranasit nuk kane jetuar kurre me lemoshe as ne kohe te Enverit e as ne kohe te Saliut te Enverit. Tiranasit kane jetuar gjithnje fale punes se vet te ndershme po Luli i Saliut nuk i njeh tiranasit sepse ne Tirane ai ka jetuar si turist me 7 pasaporta ose si minister i oborrit.

Luli i Saliut e ka te kote nese shpreson se kryeqytetasit do ti japin atij voten per nje kile miell e nje pako makarona- shtoi deputetja e PS-se. - Mbare shqiptaret e dine mire se vota eshte hakmarrja e tyre me e mire per kete regjim te Lulit e Saliut qe ka vjedhur e ka vrare per te mbushur xhepat nderkohe qe shqiptaret jane zhytur ne varferi e papunesi.

Ne 8 maj banoret e kryeqytetit do tu japin Saliut dhe Lulit te Saliut ate qe meritojne humbjen e thelle ne Tirane dhe disfaten ne mbare Shqiperine perfundoi Shamku.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›