Raporti per Beqjan 140 te pranishem

Zbulohet dokumenti zyrtar. Me date 21 nentor 2010 ne oren 1607 ishin te pranishem 140 deputete gjate votimit
Kryetarja e Kuvendit nuk shpall rezultatin e plote. Fakte te reja mbi votimin per raportin Beqja
TIRAN- Ne sallen e Kuvendit te Shqiperise gjate votimit te raportit te Keshillit te Mandateve per deputetin e Partise Socialiste Ilir Beqja kane qene te pranishem 140 deputete. Ne ate votim mazhoranca mori 70 vota per heqjen e imunitetit te Beqajt ne nje kohe kur duheshin 71.
Ndryshe nga sa eshte deklaruar edhe nga Kryesia e Kuvendit qe sipas tyre nuk numerohen deputetet qe gjenden ne holle apo korridore dokumenti zyrtar i Kuvendit tregon te kunderten.
Debati per numrin e te pranishmeve qe kane marre pjese ne votim ka ardhur pas nje defekti ne aparatin e votimit te deputetit te Partise Socialiste Fatmir Toci i cili kishte deklaruar voten e tij kunder ketij raporti. Por per Kryesine e Kuvendit deputeti nuk ka qene duke votuar. Ne kete rast mund te thuhet se Kuvendi pergenjeshtron Kuvendin.
Vetem pak dite me pare deputeti Beqja ka kerkuar nga Kuvendi i Shqiperise qe ti vihen ne dispozicion fletet e votimit per kerkesen e nje grupi deputetesh me shume se 1/10 e anetareve te Kuvendit per te derguar ne Gjykaten Kushtetuese ceshtjen e konstatimit te papajtueshmerise me detyren e deputetit socialist.
Ne pergjigjen e dhene nga sekretari i Pergjithshem i Kuvendit Marlind Myftiu me numer protokolli nr. 2581/1 jane vene ne dispozicion materialet perkatese me firme dhe vule. Ajo qe vihet re ka te beje me numrin e pranishme qe gjate rezultatit te votimit kane qene 140 te pranishem dhe jo 139 sic pretendohet nga zyrtaret e Kuvendit.
Ne tabulatin e vendosur ne dispozicion nga Kuvendi vertetohet se me daten 21-10-2010 ne ore 1607 asnje prej deputeteve nuk mungonte dhe te gjithe ishin te pranishem ne procesin e votimit. Rezultati i votimit. Prezenca 140. Votues 139. Vota pro 70. Vota kunder 67. Abstenim 2. thuhet ne tabelen e rezultatit.
Por megjithese me poshte sqarohen votat perkatese ne fund thuhet se karta prezent qe nuk ka votuar eshte deputeti i Partise Socialiste Fatmir Toci me numer 49. permes ketij dokumenti vertetohet se ne momentin e votimit te kerkeses per dergimin e mandatit te deputetit Ilir Beqja ne Gjykaten Kushtetuese te gjithe deputetet kane qene te pranishem ne momentin e votimit. Kjo gje mund te vertetohet edhe mbi pamjet filmike te regjistruara nga kamerat e Kuvendit.
Nga zbardhja e zerit qe eshte bere ne seancen e disa diteve me pare rezulton se kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli megjithese eshte pergjegjese per shpalljen e rezultatit nuk e ka shpallur ate te plote duke numeruar vetem votat pro dhe kunder dhe duke mos deklaruar abstenimet dhe deputetin qe nuk mori pjese ne votim.
Hapet votimi zoterinj deputete. Atehere 70 pro 67 kundra. Kuvendi miraton kerkesen per dergimin e mandatit te deputetit Ilir Beqja ne Gjykaten Kushtetuese eshte shprehur Jozefina Topalli pas perfundimit te votimit.
Kjo gje do te verehet edhe ne procesverbalin e seances se 21 tetorit e cila megjithese nuk eshte hedhur ne faqen zyrtare te parlamentit eshte kerkuar nga grupit parlamentar Socialist qe ti jepet nje kopje e ketij procesverbali.
Perpos te dhenave te mesiperme raporti Beqja duhej te merrte 71 vota per te kaluar ne Gjykaten Kushtetuese. Megjithese nuk i mori keto vota kryetarja e seances e konsideroi raportin te kaluar.
Por ne nje vendim me numer 29 date 21 tetor 2009 ne rastin e ankimimit te nje kandidati per Gjykaten e Larte rrezuar me votim nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise jep kete interpretim Vendimi i Kuvendit miratohet kur per te kane votuar pro jo me pak se gjysma plus nje e anetareve qe jane te pranishem.
Leximi i rezultatit
Hapet votimi zoterinj deputete. Atehere 70 pro 67 kundra. Kuvendi miraton kerkesen per dergimin e mandatit te deputetit Ilir Beqja ne Gjykaten Kushtetuese u shpreh Jozefina Topalli pas perfundimit te votimit.
Kryeparlamentarja nuk ka shpallur rezultatin e plote duke numeruar vetem votat pro dhe kunder dhe duke mos deklaruar abstenimet dhe deputetin qe nuk mori pjese ne votim
fare parashikohet per votimin ne rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetute
Rregullorja e Kuvendit te Shqiperise
Neni 55
Kuorumi dhe vendimmarrja ne seance plenare
1. Ligjet vendimet deklaratat dhe rezolutat konsiderohen te miratuara nga Kuvendi kur per to kane votuar pro shumica e deputeteve ne prani te me shume se gjysmes se te gjithe anetareve te Kuvendit me perjashtim te rasteve kur ne Kushtetute parashikohet shumice e cilesuar per miratimin e tyre.
2. Per ceshtje te vecanta qe lidhen me mirefunksionimin e Kuvendit vendoset me shumicen e percaktuar ne kete Rregullore.
3. Drejtuesi i seances plenare ne leximin e rendit te dites i njofton Kuvendit edhe shumicen qe kerkon miratimi i projektligjit ose i projektvendimit.
Neni 61
Perseritja dhe shpallja e rezultatit te votimit
1. do votim i kryer ne kundershtim me Kushtetuten ligjin ose Rregulloren e Kuvendit eshte i pavlefshem. Drejtuesi i seances pasi merr mendimin e Sekretariatit per Procedurat dhe Votimet urdheron anulimin e votimit dhe perseritjen menjehere te tij.
2. Rezultati i votimit ne seance plenare shpallet nga drejtuesi i seances duke perdorur togfjaleshin Miratohet nga Kuvendi ose Nuk miratohet nga Kuvendi.
Kushtetuta e Republikes se Shqiperise
Neni 78
1. Kuvendi vendos me shumicen e votave ne prani te me shume se gjysmes se te gjithe anetareve te tij pervec rasteve kur kushtetuta parashikon nje shumice te cilesuar.
Vendoset se kush do te administroje ceshtjen e shumeperfolur
Admir Thanza gjykon ceshtjen Beqja
Ne Gjykaten Kushtetuese eshte vendosur se kush do te jete personi i cili do te administroje ceshtje me te bujshme te diteve te fundit ate per papajtueshmerine e mandatit te deputetit Ilir Beqja.
Ai eshte anetari i Gjykates Kushtetuese Admir Thanza te cilit i ka mbaruar mandati por eshte ne pritje te zevendesimit te tij. Vete deputeti i Partise Socialiste Ilir Beqja eshte shprehur i gatshem qe te perballet ne Gjykaten Kushtetuese per ceshtjen e ngritur ndaj tij.
Nga ana tjeter eksperte te Partise Socialiste jane te angazhuar per te zbardhur te gjitha detajet qe do te mund te vertetojne se deputeti Ilir Beqja nuk ka nje papajtueshmeri per mandatin e tij. Ndersa demokratet gjithcka cfare dispononin per rastin ne fjale i kane bashkengjitur ne raportin per deputetin socialist.
Ne baze te ligjit Gjykata Kushtetuese perbehet nga 9 anetare te emeruar me nje mandat 9-vjecar pa te drejte riemerimi. Gjyqtaret kushtetues emerohen nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit.
Nje e treta e perberjes perterihet cdo tre vjet. Mandati i gjyqtarit kushtetues perfundon kur denohet me vendim te formes se prere per kryerjen e nje krimi nuk paraqitet pa arsye ne detyre per me shume se 6 muaj mbush moshen 70 vjec jep doreheqjen deklarohet i paafte per te vepruar me vendim te formes se prere.
Kush eshte Admir Thanza
Lindur me 18.09.1969 ne Shkoder. Diplomuar ne Fakultetin e Drejtesise te Universitetit te Tiranes ne vitin 1992. Nga viti 1992-2006 ka punuar si gjyqtar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Shkoder dhe ne periudhen 1999-2006 ka qene edhe Kryetar i kesaj gjykate.
Prej viti 2006-2009 ka punuar si gjyqtar i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. Ka qene anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise. Ne periudhen 1992-1996 ka qene pedagog i Fakultetit juridik te Universitetit te Shkodres.