E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti vjetor i KQZ te Ligjet, mungon Ristani

Komisioni i Ligjeve

TIRANE- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristani nuk ka qene i pranishem ne Komisionin e Ligjeve për të raportuar në lidhje me punën vjetore të institucionit që drejton. Nderkohe qe raportin e ka parazitur Sekretarja e Përgjithshme e KQZ,  Arjola Mancaku.

Opozita ka reaguar lidhur me kete mungese duke e quajtur ate te pakuptimte dhe te padrejte. Ne nje prononcim per mediat, deputeti i PS-se, Damian Gjiknuri ka thene se “është i papranueshëm fakti që një raportim kaq i rëndësishëm të bëhet nga sekretarja e përgjithshme e institucionit”.

Praktika është që raporti vjetor bëhet nga krerët e institucioneve tha Gjiknuri.

Por, kreu i Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmali theksoi se Sekretarja e KQZ është kompetente për të dhënë përgjigje në lidhje me funksionin e këtij institucioni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›