Reforma Zgjedhore, Wollfarth takon Ramën

Temë kryesore e takimit të sotëm që nisi në orën 09:00, pa praninë e gazetarëve, mendohet se ishte pikërisht reforma zgjedhore.
Pak ditë më parë, ambasadori Wollfarth deklaroi se “vija e finishit për reformën është afër, por vetëm për ata me vullnet politik. Përmbushja e kësaj detyre kërkon mbi të gjitha që udhëheqësit politikë t’i lënë mënjanë interesat partiake vetjake dhe të vënë në plan të parë vendin e të nderojnë besimin që u kanë dhënë qytetarët shqiptarë. Sa gjatë mund të presë Shqipëria? Unë jam i bindur se qytetarët e këtij vendi janë në gjendje t’i japin përgjigje kësaj pyetjeje. Institucionet e këtij vendi sovran duhet të jenë të përgjegjshme. Përgjegjësia duhet të karakterizojë vullnetin politik dhe gjykimet e shëndosha të udhëheqësve të tij politikë”, - apeloi ambasadori i OSBE-së.
Të gjithë ambasadorët e huaj në Tiranë vijimësisht kanë bërë thirrje për vullnet politik në përmbylljen e reformës zgjedhore, si një pikë kyç në rrugën e Shqipërisë drejtë BE-së./Start/
2012-07-09 08:31