E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raportim i shfytyruar



Si shume te tjereve, edhe mua me ka interesuar raporti per lirine e shtypit i publikuar nga Organizata e Reportereve pa Kufij. Qe te jem i sinqerte qe ne radhet e para te ketij shkrimi, raporti ne fjale i Reportereve pa Kufij me ka zhgenjyer ne te dy raportimet qe ben perkatesisht per Shqiperine dhe per Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Le te shprehem. Se pari, me duhet te pranoj se nuk kam nje njohje totale per shtypin shqiptar, e kam vetem permes internetit. Por, nga sa e shoh ne internet (dhe ju siguroj se e ndjek me detaje), me duket jo sic e klasifikon Organizata Reportere pa Kufij. Une nuk i di kriteret qe ata perdorin dhe nuk eshte e thene qe t'i di. Ato kritere mund te jene shkencore, por edhe mund te mos jene ose mund te jene gjysme shkencore dhe gjysme opinioniste. Ajo qe duket qarte, eshte se raporti, i veshtruar nga larg, ben shume kontrast me gjendjen e shtypit ne Shqiperi. Shtypi shqiptar, per mendimin tim, jo qe nuk vuan nga mungesa e lirise se shtypit, por e them me plot bindje se vuan nga shthurja e lirise se shtypit. Ne ate shtyp shkruhet me kaq liri shprehjeje dhe ka kaq kritika per qeverine dhe qeveritaret sa duket absurde ta klasifikosh Shqiperine midis Emirateve te Bashkuara dhe Senegalit. Frazat e raportit te Reportereve pa Kufij, me sa duket, nuk bazohen ne vezhgime te drejtperdrejta te tyre, por ne raporte te individeve te vecante te rekrutuar nga Tirana qe pozicionohen me opinionet e tyre dhe jo me gjendjen reale te shtypit. Kam lexuar, madje se ky individ qe raporton per Shqiperine, kerkon edhe te mos identifikohet. Eshte fare e qarte se dicka kerkohet te mbahet e fshehur, por kjo e kompromenton shume cilesine e raportit dhe e ul prestigjin e organizates ne fjale. Mjaft konkluzione per Shqiperine ne ate raport duket se i ka formuluar nje njeri me syze te erreta qe nuk do te shohe te verteten ne sy. Po e citoj ne nje pohim raportin: "Gazetaria investigative, -thuhet ne raport, - mbetet ne nivele embrionale dhe vuan te gjeje hapesire ne nje shtyp qe u perket ose grupeve industriale te percaktuara te mbrojne sferat e tyre te influences, ose partive politike qe gjithashtu shpesh e ngaterrojne shtypin me propogande". Vetem nje mendje rakitike mund te formuloje fraza te tilla. Askush, per shembull, nuk e ka penguar te investigoje shtypin shqiptar se si e qysh ndodhi ngjarja e Gerdecit. Por, ama kemi kaq kohe qe lexojme nje tabor gazetaresh qe me shume me hamendje dhe me paragjykime fajesojne kete apo ate dhe bejne gare se kush e kush te zgjedhe nje fjalor sa me te ndyre per Kryeministrin apo familjen e femijet e tij. Sa kohe asnje gjykate nuk i ka fajesuar ata, atehere eshte krejt e qarte se keta lloj gazetaresh ne vend qe te derdhin djerse e te zhbirojne faktet per te zbuluar te verteten, bejne vetem zhurme. Sepse, me sa duket, keshtu me zhurme e kane me te lehte te mbijetojne, te paguhen, te sherbejne per klanet dhe, e thene me troc, te shnderrohen ne lavjerres te politikes se dites. Ne Amerike po te ndodhe te humbe nje femije, gazetaret bejne cmos dhe nuk rreshtin se kerkuari, cfare u be me fatin e ketij femije per muaj te tere. Por, ne shtypin shqiptar kam lexuar per nje femije qe e paska mbytur makina e plehrave ne Shkoder, por askush nuk e di arsyen dhe askush nuk e di se cfare ndodhi me ate qe e pati fajin. Por, fakti perseritet e perseritet vetem per ta perbaltur qeverine dhe qeveritaret, a thua se shoferi i makines se plehrave paska qene, sic lihet te nenkuptohet ne mjaft raste, kryetarja e Kuvendit apo Kryeministri. Dhe ky nuk eshte nje rast i shkeputur. Jane jo te pakte ata gazetare qe per t’u shtirur opozitare "te thekur" e portretizojne Kryeministrin shqiptar, zotin Berisha, me nje optike bloze sikur te ishte Bin Ladeni dhe jo njeriu qe ka drejtuar nje parti politike qe edhe organizmat me prestigjioze dhe personalitete nderkombetare i njohin mandatin e dyte te fitores ne zgjedhjet parlamentare apo kontributin e tij per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Prandaj, une mendoj qe nuk jane partite politike ato qe shkaktojne rremuje e konfuzion ne shtyp. Jane nje pjese e konsiderueshme gazetaresh qe jane konfuze ne idete e tyre dhe ngaqe nuk e identifikojne veten me nje filozofi te caktuar, behen pastaj pre e nje gazetarie - gjueti personale shtrigash, qe nuk i hyn askujt ne pune, qe duket sikur eshte "pushtet i katert", por qe edhe ne synime, edhe ne shprehjen e saj nuk eshte gje tjeter, vecse nje rrugaceri e paster, e servirur me nje fjalor kercenues apo banal, jo rralle edhe me i ndyre se fjalori i vrasesve me pagese apo i prostitutave. Po per cfare gazetarie investigative mund te behet fjaje atje, kur nje kanal televiziv rekruton anonime qe me metoda spiunazhi i pajis me kamera te fshehta dhe i ndersen te dhunojne jeten private te individeve (sic ishte rasti me ish-ministrin e Kultures)? Cfare rezultati mund te presesh nga ky lloj "investigimi", pervecse faktit qe e rekrutuara si "investigatore", ne vend qe te zbuloje te verteten, te zhduket edhe vete pa lene gjurme? Raporti i Reportereve pa Kufij i vendos Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne vendin e njezete dhe pohon se shtypi i ketushem ka ngjitur 16 shkalle ne krahasim me vitin e kaluar. “Nje ndikim te dukshem ne kete, - thuhet ne kete raport, - ka pasur zgjedhja e Presidentit Obama. Ne pamje te pare duket sikur gjithshka eshte ne nje transparence te plote. Dhe pa dyshim as qe mund te behen krahasime midis shtypit shqiptar dhe atij amerikan. Por, ka gjithashtu edhe ketu fakte qe e kompromentojne ne njefare menyre ate qe thote raporti. Pak dite me pare, disa nga ndihmesat kryesore te Presidentit Obama, perfshire Rahm Emanuel, Robert Gibs apo vete drejtoresha e marredhenieve me publikun u angazhuan ne nje fushate per t'i mbyllur gojen kanalit televiziv “FOX NEWS”, duke e konsideruar se "nuk eshte me nje organizate lajmesh". Perballe nje sulmi te tille te zyrtareve te larte te administrates se Obames reagoi kunder edhe gazeta “New York Times” dhe disa kanale televizive qe kane qene dhe njihen si pro-Obama, si “CNN”, “NBC”, “ABC” etj. Tani, te thuash se shtypi amerikan ka bere nje ngjitje prej 16 shkallesh qekurse eshte zgjedhur Presidenti Obama, kjo ne pamje te pare duket normale, por fakt eshte se te gjitha kanalet televizive dhe gazetat qe e kane trajtuar Obamen si te perkedhelurin e tyre, perfshire edhe “New York Times”, nuk e gezojne me ate perkrahje lexuesish dhe shikuesish. Mbaroi si te thuash "Muaji i mjaltit" te Obames me shtypin. Nderkaq, perkundrazi, popullariteti i kanalit “FOX NEWS” eshte ne kuotat me te larta per arsyen e thjeshte se i ofron publikut faktet e reja, ato qe mund te mos i pelqejne administrates se Obames, si per shembull historia e Acorn apo ajo e Van Jones. Jane histori qe mbeshteten ne fakte dhe qe e kane bere administraten te mendohet dhe te reflektoje. Nderkaq, vete mbeshtetja qe mori “FOX NEWS” nga kanalet e tjera televizive pikerisht ne momentin qe disa pjesetare te administrates se Presidentit po perpiqeshin ta percmonin, ta neglizhonin apo edhe t'i mbyllnin gojen ne nje fare menyre, tregon se raporti i Reportereve pa Kufij eshte ne njefare kuptimi i percipte, aq me teper kur kemi te bejme me shtypin e vendit, kampion i lirise ne bote. Si perfundim, nga nje veshtrim i shpejte i raportit te Reportereve pa Kufij, do te thosha se ne radhe te pare e mbi te gjitha, ka kaluar koha kur shtypit shqiptar mund t'ia bejne karakteristiken njerez anonime dhe, per me teper, ka kaluar koha kur definicionet mund te perdoren si arme ne luften politike sic po perpiqen nje takem gazetaresh zhurmaxhinj ne Tirane. Mua per vete nuk me impresionon hic fare raporti i Reportereve pa Kufij sa kohe drejtuesit e asaj organizate, sic shihet edhe nga shembujt, formulon konkluzione shume empirike dhe te pavertetuara ne kontakte reale me njerezit e shtypit ne terrene reale. Ka kaluar ajo kohe kur me shabllone pyetjesh mund te karakterizohen ne distance nuancat, roli apo liria e shtypit ne vende te ndryshme. Duhet nje kontakt real me njerezit e shtypit dhe per me teper me konsumuesit e tij per te mberritur ne perfundime realiste.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›