Raportohen 2196 objekte te humbura por ka me shume
Ne raste festash pergjithesisht flitet per suksese por cilat jane problemet qe ju shqetesojne ne kete pervjetor
Jemi ne fillime per sa i perket regjistrimeve dhe katalogimeve te pasurive private qe jane ne zoterim te komuniteteve fetare me te cilet ne po punojme shume mire te koleksionisteve apo individeve te vecante te cilet jane akoma te paarritshem nga ne. Ligji i detyron por ne akoma nuk kemi arritur tek ata per te regjistruar keto pasuri.
Ekziston ndonje strategji per te sensibilizuar publikun mbi rendesine e regjistrimit te objekteve me vlere qe ata
disponojne
Ne nuk kemi mundesine te organizojme nje fushate serioze publicitare sepse institucioni yne nuk i ka mjetet e duhura per kete ndonese e ka shume te nevojshme. Mund te behet me dashamiresi me mirekuptim. Natyrisht ne nuk mund te dalim dere me dere sepse nuk kemi mundesi. Mundesia jone e vetme eshte komunikimi permes mediave te cilat kane nje rol te rendesishem. Katalogimi ka te beje me regjistrimin e pasurive i cili nuk ka asnje lloj kostoje dhe regjistrimi i sherben mbrojtjes dhe ruajtjes se identitetit.
Nuk mendoni se duhet me shume se dashamiresi per te realizuar sensibilizimin e popullsise per tu ruajtur nga trafikantet qe mund te paraqiten si koleksioniste...
Tek ndonje koleksionist mund te ushqehen ide trafikimi per te kaluar keto objekte ne rruge te paligjshme. Kalimet e paligjshme eshte e pamundur te ndalohen por ne rruge te ligjshme asnje objekt nuk mund te kaloje pa lejen e Qendres Ministrise se Kultures Kryeministrise dhe kryeministrit kur vepra ka vlera unike. Nderkaq koleksionistet qe njohim qe jane rreth 50 i kane te kataloguara objektet e tyre jane shume te rregullt dhe jane gati te hapin edhe muzete e tyre. Ju sjell rastin e Muzeut Mezuraj qe nga koleksion u be muze dhe kane regjistruar tek ne mijera objekte. Jane shume serioze dhe e dine vleren e regjistrimit i cili sherben ne rradhe te pare per ruajtjen e ketyre objekteve. Ne rast se humbet vepra ajo kerkohet ne bashkepunim me Interpolin. Ne vende si Italia ka nje karabinieri te posacme qe merret me mbrojtjen dhe parandalimin e trafikimit te ketyre objekteve. Por ne nuk e kemi mundesine te kemi nje strukture te tille.
Keni arritur te plotesoni dosjet e objekteve te kataloguara apo ka ende mangesi ne to
Po mundohemi te plotesojme keto dosje me te dhena identifikuese dhe shkencore te tyre. Natyrisht nje pjese e objekteve nuk kane ndonje histori kush e di se cfare si ne rastin e objekteve etnografike por kryesisht monumentet e kultures apo objektet arkeologjike kane nje bibliografi te plote shkencore.
Jo rralle here eshte ngritur problemi i vlerave te uleta monetare te objekteve qe ruhen neper institucione kulturore. Ka ndonje iniciative per ta ndryshuar kete situate apo do te vazhdohet me cmimet e kohes se komunizmit
Ne e kemi futur kete ceshtje ne axhenden e Komitetit Kombetar te Muzeve dhe ne mbledhjen e radhes do te diskutohet ky problem dhe shpresoj qe te dale nje vendim i posacem i Keshillit te Ministrave qe te sanksionoje qe keto objekte te marrin vlerat reale. Kjo behet permes vleresimeve analoge. Mjafton te klikojme ne internet dhe do te shohim qe nje shpate e shek. XV nuk kushton 200 leke por 30 mije euro. Ky eshte ndryshim i madh qe do te shtoje ndergjegjesimin e pronareve per vlerat qe ata kane te shtohet kujdesi per ruajtjen e tyre sepse nuk eshte e njejta gje si te ruash objekte me vlera fare te vogla dhe te tjera qe llogariten ne qindra milione euro.
Ka pasur ndonjehere penalizime per ato subjekte qe kane humbur objekte me vlere te trashegimise kulturore
Ndoshta prandaj eshte zvarritur kjo pune qe te shmangen penalitetet dhe per ti pervetesuar ato ne menyre te lehte. Kete ne e kemi denoncuar disa here. Ky fenomen ka ndodhur kur keto institucione ishin ne varesi te Akademise se Shkencave dhe ky institucion qe kishte dhene nje kontribut te vyer per hartimin e ligjit ishte i pari qe e shkelte Ligjin Per Trashegimine Kulturore.
Ju permendet si problematik regjistrimin e pasurive private por edhe me institucionet shteterore ka ekzistuar nj problem i tille...
Tanime ka filluar procesi i regjistrimit edhe ne institucionet shteterore si Qendra e Studimeve Albanologjike qe ka rreth 80 mije objekte ku perfshihet e gjithe pasuria arkeologjike dhe etnografike. Por tek ne kane ardhur vetem nje pjese e vogel vetem 10.
Sa eshte numri i objekteve te kataloguara dhe mbi bazen e investigimeve tuaja sa mund te jene jashte kesaj liste
Ne kemi te regjistruara rreth 72 mije objekte. Kjo eshte nje shifer e kenaqshme duke njohur kushtet e vendit tone gjithnje nese behet fjale per vlera reale kombetare pasi ato mund te jene edhe lokale qe mund te dalin me vone nga kjo liste. Por une nuk mund te them se sa jane te paregjistruara sepse ne shume familje mund te kete fotografi te rralla te cilat kane vlera historike apo artistike.
Cilat objekte duhet te behen pjese e inventarit te pasurive kulturore
Kriteret jane te percaktuara mire ne Ligjin Per Trashegimine. Nese marrim si shembull etnografine ne kete liste hyjne te gjitha ato objekte me nje moshe mbi 70-vjecare. Po keshtu edhe per fotografite. Por gjithsesi varet nga lloji i objektit. Shpesh ndodh qe keto objekte mbahen ne vende te papershtatshme ne vende me drite qe shkakton prishjen e ngjyrave apo i ha mola etj. etj. Koha do te bej punen e vet por nese ato regjistrohen ne do te kemi te pakten imazhet cilesite ngjyrat motivet...
Sa objekte te humbura apo te trafikuara rezultojne ne listen e te regjistruarave
Ne katalogun e humbjeve ne kemi 2196 objekte. Keto jane te raportuara por eshte e sigurt qe keto objekte jane me shume. Problemi eshte qe bashke me objektin ka humbur edhe dokumentacioni cka do te thote qe ai qe i ka vjedhur e ka bere qellimisht per te humbur cdo gjurme.
Pervjetori
Qendra Kombetare e Inventarizimit te Pasurive Kulturore mbushi dje 15 vjec. Ne nje ceremoni modeste te zhvilluar ne sallen Tefta Tashko Koco ne Ministrine e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve u vleresua puna e ketij institucioni ne 15 vitet e jetes se tij 1995-2010. Hapja e vendit tone dhe levizja e lire edhe per vlerat kulturore ne vitet e demokracise ne ndryshim me regjimin e kaluar dhe vleresimi dhe perkujdesja e shtetit tone per trashegimine dhe pasurite kulturore shtroi detyren e krijimit te ketij institucioni i cili duhet te konsolidohet me tej u shpreh zv/ministrja e MTKRS-se Suzana Turku. Gjate ceremonise u ndane edhe disa diploma nderi per te gjithe ata specialiste qe kane kontribuar ne regjistrimin dhe ruajtjen e trashegimise kulturore.
ALMA MILE