Pianisti Denis Pascal mbyll sezonin e Camerates
Nje nga pianistet me te njohur ne Europe Denis Pascal mbylli vitin koncertor te Camerates se Tiranes. Me nje koncert me pjese nga repertori i kompozitoreve te medhenj boterore si Mozart dhe Mendelssohn u mbyll sezoni artistik i cili rifillon se shpejti me te tjera aktivitete. I ftuari special i ketij koncerti te zhvilluar mbreme ne Akademine e Arteve ishte pianisti Denis Pascal i cili vinte per here te pare ne Shqiperi por ritakohej me Cameraten per here te dyte pas nje bashkepunimi te suksesshem ne Festivalin e Korsikes ne gusht 2010. Dje gjate nje konference per shtyp Pascal vleresoi talentin e artisteve shqiptare dhe e quajti nje privilegj bashkepunimin me kete formacion me te cilin shpreson te zhvilloje te tjera projekte. Ne kete koncert ai shoqerohej nga dirigjenti francez Jean Michel Ferran i cili u shpreh se ne formacionin e Camerates sheh te rinj profesioniste te talentuar dhe te motivuar per pune. Pascal renditet nder emrat e instrumentisteve me te njohur te Evropes. Ka dhene koncert ne skenat me te medha boterore dhe eshte fitues i shume cmimeve nderkombetare. Repertori i tij eshte shume i gjere dhe ka bashkepunuar me shume artiste te tjere te njohur mes te cileve edhe violinisti Tedi Papavrami.