Konflikti per pronen eksploziv farmacise ne Babrru ska viktima
TIRANE - Nje mosmarreveshje e vjeter pronesie ka shkaktuar shperthimin e nje sasie eksplozivi ne nje farmaci ne Babrru te Tiranes. Ngjarja ndodhi ne oret e para te mengjesit te djeshem ne farmacine qe aktualisht administrohej nga 46-vjecari Pjeter Marku nga Puka e banues ne Paskuqan. Marku mesohet se e kishte marre me qira ambientin ku ushtronte aktivitetin e tij e njekohesisht para disa ditesh kishte vendosur qe tua jepte me qira disa personave te tjere. Ne te njejten kohe ate prone e pretendonin edhe dy vellezer nga Puka Elidon dhe Petrit Sherri te cilet jane te dyshuarit kryesore per vendosjen e eksplozivit. Kete fakt e ka deklaruar edhe i demtuari Marku i cili pas ngjarjes eshte marre ne pyetje nga policia. Burimet sqaruan se mbremjen e se henes Pjeter Marku ka pasur nje debat te ashper ne qender te Babrruse me dy vellezerit Sherri qe aktualisht jane shpallur ne kerkim. Debati i radhes mes tyre sipas policise eshte vazhdim i nje konflikti te mbartur pronesie mes tyre qe kesaj radhe i ishte shtuar edhe pronesia e farmacise. Shperthimi i djeshem eshte degjuar nga banoret e zones perreth dyqanit te Pjeter Markut te cilet fillimisht kane lajmeruar pronarin me pas edhe policine e kryeqytetit. Burime nga Komisariati nr.5 thane se fatmiresisht ne momentin e ngjarjes ne farmaci nuk ndodhej njeri pasi aktiviteti ende nuk ishte hapur. Por sipas eksperteve edhe sasia e eksplozivit nuk ka qene me shume se 10 grame dhe per rrjedhoje ka pasur vetem disa deme materiale qe kapin vleren e 300 mije lekeve te vjetra. Si pasoje e shperthimit eshte demtuar vetem vetrata edhe fasada e jashtme e farmacise. Pasi kane marre deklarimet e te demtuarit dhe kane mbledhur provat ne vendin e ngjarjes policia ka ushtruar kontroll ne banesen e dy vellezerve Elidon dhe Petrit Sherri te cilet banojne ne Komunen Dajt. Por sipas burimeve ne shtepite e tyre nuk eshte gjetur asgje e dyshimte ndersa ata jane shpallur ne kerkim policor si te dyshuar per vendosjen e eksplozivit.