E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raportuesit e KiE-se Partite te zgjidhin ngercin ne KQZ

I takuan të gjithë nga politika grupet e interesit dhe shoqërinë civile. Pas tre ditësh raporterët e Këshillit të Europës u larguan nga Tirana me një porosi kryesore. T’i jepet fund situatës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të organizohen zgjedhje të lira e të ndershme. Ata nuk kanë ndërmend të jenë arbitër mes palëve, partitë politike duhet të dialogojnë ndërveti për të zgjidhur situatën

“Vizita jonë përkoi me një periudhë të trazuar në lidhje me përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një organ që ne besojmë se jo vetëm duhet të jetë i pavarur dhe i paanshëm, por ka edhe nje rol vendimtar në sigurimin e zgjedhjeve të tilla. Ne nxisim fuqimisht të gjitha partitë politike të bëhen bashkë në mënyrë urgjente dhe të zgjidhin çrregullimin aktual që po ndikon në funksionimin e KQZ-së”.

Xhonatan Evans dhe Gregore Petrenko deklaruan se zgjedhjet e lira janë përcaktuese për të vijuar ose jo monitorimin nga Këshilli i Europës dhe për avancimit drejt BE, një marrëdhënie kontradiktore kjo me kërkesën e Shqipërië për të marrë statusin e vendit kandidat

“Këto zgjedhje janë gjithashtu vendimtare për vlerësimin e nevojës për vazhdimin e procedurës monitoruese të Këshillit të Europës, si dhe për kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE. Kjo i është bërë e qartë të gjithë personave që kemi takuar gjatë kësaj vizite monitoruese. Do të ishte i pakonceptueshëm avancimi me kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, ndërkohë që vazhdohet me procedurën monitoruese të Këshillit të Europës”

Nuk e fshehin zhgënjimin për mungesën e progresit drejt BE-së as nga pikëpamja legjislative, kur tre ligje po mbajnë peng statusin e vendit kandidat Ligji për Gjykatën e Lartë, Ligji për nëpunësin Civil dhe Rregullorja e Pralamentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›