Skadon afati i 48 oreve per zevendesimin e anetareve

Edhe pse të premten përfunduan 48 orë nga vënia në dijeni e Kuvendit për dy vendet bosh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, socialistët, sic kishin paralajmëruar, refuzuan të paraqisnin kandidatët për zëvendësim. A i humbet e drejta PS-së për të paraqitur candidate pas 48 orëve? Sipas Clirim Gjatës jemi para një boshlleku ligjor. Për këtë rast në periudhë zgjedhore, referimi ligjor është tek pika tre e nenit 19, ku për KQZ nuk sqarohet se kush propozon emra në rast se vakanca nuk plotësohet në afat
PS dhe LSI kërkojnë formulë të re ose rikompozim nga e para të KQZ-së. Demokratët e përjashtojnë si mundësi, nuk bëhet fjalë për ndryshimin e kodit zgjedhor. Nëse flitet për standarde, një i tillë saknsionohet në kartën e Kopenhagentit dhe është pikërisht mosprekja e kodit zgjedhor. Këtë e pohon dhe ish-kreu i KQZ-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të përmbushë detyrën e tij edhe me 4 anëtarë, por jo në rastet kur shumica e cilësuar me të paktën 5 vota pro është e domosdoshme
Sa për ngrirjen që ka deklaruar Jani Jani, i propozuari i PBDNJ-së në KQZ, për të nuk mudn të gjesh asnjë ligj për referim.