E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rashford redukton me 15% pagën, Barcelona s’i jep numrin që i përkiste legjendës së klubit

Marcus Rashford ka mbërritur në Barcelonë dhe zyrtarizimi i tij është vetmë çështje orësh. Pas vizitave mjekësore klubi spanjoll do të njoftojë firmën me anglezin, i cili thuhet se ka sakrifikuar 15% të pagës së tij vjetore në mënyrë që të vishte ngjyrat blaugrana.

Sipas medieve britanike Rashford në këtë sezon do të luajë si i huazuar në Barcelonë, ndërsa United i ka bërë të qartë si klubit spanjoll dhe lojtarit se nuk ka ndër mend që të paguajë asnjë pjesë të pagës së tij (350.000 mijë stërlina në javë).

Sa i përket numrit të fanellës mësohet se Rashford do të ketë mundësi zgjedhjeje pasi për momentin të lirë janë numrat 14, 19 dhe 22. Numrin 14 thuhet se Barça nuk dëshiron që ta përdorë asnjë lojtar pasi më parë është veshur nga legjenda e klubit si Johan Cruyff dhe më tej është mbajtur edhe nga Henry, i cili fitoi edhe një Champions në Spanjë. Për këtë motiv mendohet se Rashford do të ketë mundësi që të zgjedhë mes 19-ës të lënë të lirë nga Yamal dhe 22-it.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›