E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rashiti: BE nuk po punon për veriun e Kosovës


Analisti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Naim Rashiti, fajëson komunitetin ndërkombëtar për gjendjen në veri.
Ai thotë se ishte OKB-ja që nuk e administroi si duhet vendin, e më pas ndarjet në BE rreth pavarësisë së Kosovës, të cilat bëjnë që veriu të mbetet edhe më tej në kornizë të Rezolutës 1244.
 

“BE-ja dhe Brukseli nuk do të jenë në gjendje që të bëjnë diçka më shumë, substanciale, për futjen e pjesës veriore nën ombrellën kushtetuese. Veriu legalisht është ende pjesë e Kosovës, por administrativisht nuk është i menaxhuar nga Prishtina. BE-ja do t`ua lërë negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit që të zgjidhet kjo çështje”.
 

Duke vijuar më tej ai ka thënë se, “Ka qenë një paaftësi e institucioneve tona, që në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare të imponojnë rend dhe ligj në atë pjesë. Në këtë drejtim, përgjegjësia, sa i përket palës kosovare, duhet t`iu bie udhëheqësve të institucioneve të Kosovës. Ne nuk mund të kërkojmë përgjegjësi nga kryeministrat e vendeve tjera” tha me tej Rashiti.
 

Institucionet kosovare vazhdimisht kanë hedhur poshtë idenë e ndarjes së veriut dhe kanë kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të bëjë presion mbi Beogradin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›