Paralizohet Athina

Athina është përfshirë në greva të përgjithshme, të cilat kanë shkaktuar kaos dhe bllokim të komunikacionit.
Greva është organizuar nga punëtorët e transportit publik, të cilët janë të pakënaqur me uljen e rrogave dhe kushteve të tjera, sidomos edhe për shkurtimet e punonjësve në këtë sektor.
Për shkak të kësaj greve, nga mëngjesi është bllokuar lëvizja e autobusëve, në hekurudha, metro, tramvaje, por edhe e mjeteve e tjera transportuese.
Punonjësit dolën në rrugë, edhe pse një ditë më parë gjykata e vlerësoi këtë protestë si të paligjshme. Ulja e rrogave dhe largimet masive dhe transferimet e punëtorëve pritet të miratohet në Parlament gjatë këtij muaji, si pjesë e pakos për reforma ekonomike, pas krizës që përfshiu këtë vend.
Gjithashtu në protesta janë edhe mjekët dhe farmacistët, të cilët gjithashtu janë të pakënaqur me kushtet aktuale dhe me propozimin qeveritar për projektin e ashtuquajtur liberalizimi i profesioneve të mbyllura.