E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri britanik emeron nje gazetar per te zevendesuar shefin e komunikimeve

Kryeministri britanik David Cameron emeroi nje gazetar per te zevendesuar shefin e komunikimeve Andy Coulson i cili po largohet nga ky post.

Kryeministri Cameron njoftoi sot se kishte zgjedhur nje nga zyrtaret e televizionit BBC Craig Oliver qe te kryesoje sektorin e tij te komunikimeve. Zoti Coulson largohet nga ky post te henen.

Zoti Oliver ka nje te kaluar te gjate ne gazetari madje eshte i njohur per riorganizimin e plote te programit kryesor televiziv te lajmeve te BBC-se ne mbremje.

Reputacioni i zotit Coulson u demtua rende nga nje skandal ne telefon ne vitin 2007 kur ai ishte redaktor i gazetes News of the World.

Megjithese ai ka mohuar cdo dijeni se gazetaret e tij kishin pergjuar bisedat telefonike te politikaneve dhe personaliteteve te tjera kritiket e akuzojne ate se zoti Coulson i kishte inkurajuar ata.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›