Rasmusen: NATO nuk po tërhiqet nga Afganistani
Në një fjalim të parapërgatitur ai do të argumentojë nevojën për më shumë trupa në Afganistan, ndërkohë që vazhdon të rritet numri i ushtarëve të vrarë dhe mbështetja e publikut për luftën ka pësuar rënie. Por, Rasmusen do të argumentojë gjithashtu se rënia e mbështetjes nga ana e aleatëve të NATO-s është jo produktive, e pajustifikuar.
"Jam i shqetësuar lidhur me skepticizmin që vëmë re kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara për NATO-n", pritet të deklarojë Rasmusen në një fjalim në Këshillin e Atlantikut në Uashington në orën 17:00 (2100 GTM).
Sondazhet e ndryshme në të dyja anët e Atlantikut tregojnë se mbështetja e publikut ka rënë ndjeshëm për konfliktin tetëvjeçar në Afganistan, ndërkohë që komandanti i trupave amerikane dhe i NATO-s në Afganistan, Stanley McChrystal, ka paralajmëruar se konflikti do të dështojë nëse nuk dërgohen trupa shtesë.
Presidenti amerikan Barak Obama ka deklaruar se nuk do të vendosë për përforcimet deri në një rishikim të plotë të strategjisë.
Holanda dhe Kanadaja kanë vendosur tashmë vitin 2010 dhe 2011 si afate për tërheqjen e misioneve të tyre ushtarake në Afganistan dhe Italia ka lënë të kuptohet se do të tërheqë një pjesë të madhe të kontingjentit të saj.
Rasmusen thekson nevojën për më shumë trupa dhe burime të tjera dhe këmbëngul në rëndësinë e trajnimit sa më të shpejtë të trupave afgane në mënyrë që të jetë të afta për të marrë kontrollin e sigurisë në vend. Në fjalimin e tij ai shton se "ne duhet të bëjmë më shumë tani, nëse duam të jemi në gjendje të bëjmë më pak në të ardhmen".