E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmeti: S’besoj se pas Enciklopedisë janë institucionet

Sipas tij, iniciativa për botimin e një Enciklopedie të tillë të Maqedonisë ishte ndërmarrë para 10 viteve.

"Nuk do të dëshiroja të besoj se pas kësaj politike qëndrojnë institucione shtetërore dhe qeveritare, sepse atëherë dëmi do të ishte tre herë më i madh se sa që është tani ky provokim i paraqitur nga akademiku Bllazhe Ristevski në krye të këshillit redaktues të enciklopedisë. Mendoj se autoritetet politike në shtet duhet haptazi të deklarohen lidhur me këtë paraqitje në enciklopedi, me çka do të mënjanoheshin të gjitha dyshimet, si tek faktori ndërkombëtar dhe shqiptarët etnikë, ashtu edhe tek fqinjët tanë, se pas atij teksti provokativ nuk qëndrojnë autoritetet politike të shtetit", thjotë Ahmeti në intervistë.

Në të, ai shton se BDI, si parti politike nuk guxon të shtojë benzinë në zjarrin tashmë të ndezur, sepse ashtu mund të përkeqësohen marrëdhëniet ndëretnike ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve, por dëshiron që këto marrëdhënie, siç janë rregulluar me Marrëveshjen Kornizë, më tepër të kultivohen, bashkësitë etnike të afrohen.

"Duhet bashkarisht të angazhohemi që në ditët e ardhshme Maqedonia të me probleme të zgjidhura, të bëhemi anëtare e barabartë e NATO-s, të marrim datë për negociata me BE-në. Përsëri theksoj, këto janë qëllimet tona strategjike, të cilat janë në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe të gjitha fuqitë tona duhet t'i konsolidojmë në atë drejtim", shton Ahmeti.

Ai foli edhe për kontestin me emrin, në të cilin, iç thotë, vendi duhet të jetë më e aftë për të arritur deri te zgjidhja e qëndrueshme.

"Çdo shtyerje do të mund të hapte edhe konteste tjera, kështu që kjo çështje duhet sa më shpejtë të mbyllet, me çka do të bëhemi anëtare e NATO-s. Anëtarësimi në NATO do të thotë siguri dhe stabilitet plotësues për Maqedoninë, por njëkohësisht edhe për tërë rajonin. Mendoj se kjo çështje do të zgjidhet me ndihmën edhe të komunitetit ndërkombëtar, posaçërisht do të theksoja, me ndihmën e SHBA-së dhe të BE-së, të cilët do t'i inkurajojnë të dyja palët të gjejnë zgjidhje", deklaroi lideri i BDI-së.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›