Socialistët portugezë rikonfirmohen në pushtet
Parlamenti portugez ka gjithsej 230 deputetë, ku pa u zgjidhur mbeten vetëm katër vende deputetësh, të cilët do të bëhen të ditura më 7 tetor. Ndër 226 vendet e zëna, socialistët morën 96 vende, kundrejt 78 që siguroi Partia Socialdemokrate (PSD), partia kryesore e opozitës së qendrës së djathtë.
E djathta populiste e Qendrës Demokratike dhe Sociale (CDS-PP) bëhet forca e tretë politike e vendit me 21 deputetë.
E majta antiliberale regjistroi gjithashtu një rritje të madhe me 31 deputetë: ekstremi i majtë fitoi 16 vende, duke lënë pas Koalicionin Demokratik të bashkuar (CDU) të komunistëve dhe të të gjelbërve (15 vende).
"Partia Socialiste u zgjodh përsëri për të qeverisur Portugalinë. Ajo pati një fitore të qartë", deklaroi Jose Socrates përpara një publiku me militantë entuziaztë të mbledhur në një hotel të Lisbonës.