E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmusen merr postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO

Sekretari i sapoemëruar i përgjithshëm i NATO-s do të përballet me shumë çështje të hapura si drejtimi që po merr Aleanca dhe roli i saj.
     
Një nga detyrat e tij të para do të jetë misioni i NATO-s në Afganistan, i cili deri tani nuk ka dhënë rezultate të kënaqshme.
     
Mes çështjeve të hapura do të jenë edhe marrëdhëniet me Rusinë në kuadër të Këshillit Rusi - NATO.
     
Pritet që një nga prioritetet e Rasmusenit të jetë përparimi i marrëdhënieve me Moskën, pas ftohjes që vijoi për shkak të luftës së vitit të kaluar në Osetinë e Jugut.
     
Rasmusen, si shef i ri i Aleancës ushtarake, do të udhëheqë procesin e uljes së numrit të ushtarëve të NATO-s në Kosovë, ndërsa një nga çështjet me të cilat do të merret do të jetë edhe angazhimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor për tu bërë anëtare të Aleancës.

Sfidë për shefin e ri të NATO-s do të jetë edhe zgjerimi i Aleancës me ish-republikat sovjetike Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›