E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refik Halili rizgjidhet president i Futboll Klub Tiranës

Halili u zgjodh në mënyrë unanime duke marrë votat e të 40 anëtarëve pjesmarrës në këtë Asamble, ndërkohë që 11 antarë me të drejtë vote mungonin. Halili nuk ka pasur asnjë kundërshtar dhe ka qenë kandidatura e vetme në këtë votim, duke bërë që gjithçka të bëhej e hapur.
       
Në asamble ishte i pranishëm edhe drejtori i Sporteve në ministrinë eTurizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Vasil Bici, duke konfirmuar që kjo Asamble të ketë të gjithë përfaqësuesit ligjorë dhe të njihet si e ligjshme. Asambleja Tiranës i dorëzoi Bicit një kërkesë për të shtuar në statut numrin e anëtarëve të Asamblesë nga 51 në 81. Kërkesa do të shqyrtohet nga ministria dhe më pas do të vendoset nëse do të futet në statutin e ri të klubit apo jo.
      
Refik Halili ka  theksuar se “investimet e bëra deri tani  për Tiranën do të pasohen nga të tjera edhe më të mëdha”. Halili ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjithë njerëzit që duan të investojnë te klubi, gjithmonë për të mirën e Tiranës.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›