Spanjë, zjarr i fuqishëm në arkipelagun e Kanarieve
Zjarri, që doli jashtë kontrollit, u përhap në tre fronte, i mbështetur edhe nga një erë me 70 km në orë dhe një temperaturë e lartë prej 38 gradë Celsius.
Afro 250 zjarrfikës dhe roje kufitare po luftonin kundër flakëve që po përparonin veçanërisht drejt komunës së El Pasos, ku ishte përqendruar edhe përpjekja më e madhe për shuarjen e tij.
Spanja po përballet me një numër të madh zjarresh që prej fillimit të verës. Afro 75.000 hektarë janë djegur që prej janarit, 45.000 prej të cilave gjatë këtyre dy javëve të fundit, ose praktikisht sa dyfishi i sipërfaqes së djegur gjatë gjithë vitit 2008 (39.900 hektarë), njoftoi sot zëvendëskryetarja e qeverisë, Maria Teresa Fernandez de la Vega.
Pas dy vitesh të zeza në 2005 (155.000 hektarë të djegura) dhe 2006 (188.000), Spanja është kursyer relativisht në dy vitet e fundit, megjithë zjarret e mëdhenj në Kanarie në 2007-n.
Afro dhjetë persona kanë vdekur nga zjarret këtë verë në Spanjë.