E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmusen n Tiran, takim me Metn

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen mbërriti në Tiranë për një vizitë zyrtare me ftesë të qeverisë shqiptare.

Dita e tij në kryeqytetin shqiptar nisi me takimin me shefin e diplomacisë, Ilir Meta, me të cilin do të dalë në një konferencë për shtyp pak minuta më vonë.

Pasi mbyllen aktivitetet në Ministrinë e Jashtme, sekretari i përgjithshëm i NATO-s zhvendoset drejt Ministrisë së Mbrojtjes, ku do të ketë takim me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami dhe pas mesditës do të jetë në bisedime me dyer të mbyllura me kryeministrin Berisha, me të cilin do të dalë edhe në një konferencë për media.

Drejtuesi i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të mbërrijë më pas në Kuvendin e Shqipërisë ku do të bashkëbisedojë me kryeparlamentaren Jozefina Topalli.

Vizita e Rasmussen do të përmbyllet me ndalesën e tij në Presidencë ku do të takojë kreun e shtetit, Bamir Topi.

Situata politike pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit pritet të jetë një tjetër objekt diskutimesh mes personaliteteve shqiptare dhe zyrtarin të lartë të NATO-s.

Pritet që Rasmussen të lëshojë mesazhe të forta në drejtim të klasës politike në Shqipëri me qëllim zgjidhjen sa më shpejt të ngërçit të krijuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›