E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmusen rrëzohet nga shkallët në Stamboll

Stamboll - Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, rrëzohet nga shkallët e hotelit ku qëndronte në Stamboll duke dëmtuar shpatullën.
Mësohet se Rasmusen u rrëzua nga shkallët e hotelit rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm dhe truprojat e tij kanë qenë të parët që ndërhynë. Menjëherë sekretari i ri u dërgua në një poliklinikë afër hotelit dhe iu nënshtrua një ndërhyrje të thjeshtë për 15 minuta. Shpatulla e Rasmusen hyri në vend pas operacionit të shkurtër me anestezi lokale. Rasmusen u kthye sërish në hotel nga ora 07.00 e mëngjesit me shpatull të fashuar. Megjithë incidentin e pafat, mësohet se Rasmusen ishte në humor të mirë dhe se do të marrë pjesë në Forumin e Dytë të Aleancës së Qytetërimeve

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›