E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferizaj, arrestohen 7 persona për shfrytëzim prostitucioni

Ferizaj-Pas një hetimi disa mujor, Drejtoria kundër krimit të organizuar në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë arrestoi 7 persona me dyshimin për shfrytëzim prostitucioni. Operacioni i koduar “Tulipan”, hetuesit e Sektorit kundër trafikimit të qenieve njerëzore së bashku me hetuesit e Departamentit kundër krimit të organizuar, në mbrëmjen në mes 2 dhe 3 prillit 2009 kanë qenë në operacionin “Tulipan” në rajonin e Ferizajt – në lokalin e quajtur “Groningen”.

Zyrtarët policor kishin bërë bastisjen e këtij lokali në Ferizaj duke arrestuar pas kësaj 7 persona të dyshuar: - dy shtetas kosovarë, meshkuj dhe 5 shtetase të Ukrainës – femra me dyshimin për prostitucion dhe mundësim prostitucioni. Në cilësi të provave dhe dëshmive materiale policia ka konfiskuar rreth 3 mijë euro, si dhe disa prova të tjera të cilat do të shërbejnë më tutje gjatë procedimit të rastit tutje në Prokurori. rtk

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›