Itali, "Costa Concordia" vendoset në pozicionin vertikal
ITALI- Inxhinierët në Itali kanë mundur ta vendosin anijen “Costa Concordia” në pozicion vertikal, 20 muaj pasi u bllokua në rërë në ishullin Giglio, në Itali. Në operacionin që ka zgjatur 19 orë inxhinierët kanë përdorur kabllo dhe kuti metalike të mbushura me ujë për të rrotulluar anijen mbi 114 mijë tonëshe.
Inxhinierët nuk kishin provuar kurrë më parë të ndërmerrnin një operacion të tillë duke marrë parasysh përmasat e anijes. 32 persona humbën jetën kur anija 290-metërshe goditi shkëmbinjtë në janar të vitit 2012. Trupat e dy prej këtyre viktimave nuk janë gjendur ende.
(e.m/News24/BalkanWeb)