E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri grek Antonis Samaras, takime në Bruksel

Zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në Greqi, si dhe çështja e presidencës së BE-së që sipas radhës do të ushtrohet nga Greqia në fillim të vitit 2014, do të diskutohen sot në Bruksel, gjatë takimeve  të kryeministrit grek Antonis Samaras me krerë të BE. 

Kontaktet e kryeministrit Samaras do të fillojnë me presidentin e parlamentit Europian, Martin Schulz, dhe më pas do të ketë konferencë të përbashkët për shtyp. 

Në vazhdim, kryeministri do të shkojë në selinë e Komisionit Europian, për t’u takuar me presidentin e KE, Jose Manuel Barroso. Sipas zëdhënëses së KE, edhe pas këtij takimi, do të pasojë konferencë e përbashkët për shtyp. 

Samaras do të takohet edhe me presidentin e BE, Herman van Rompuy, si dhe me komisionerin europian për kompetivitetin, Joaquin Almunia.

(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›