E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë/Kapet 20 kg drogë,tre në pranga

Policia e Gjirokastrës ka zbuluar dhe sekuestruar 20 kilogramë drogë e llojit mariuanë gjatë një kontrolli në një maune në pikën kufitare të Kakavijës.
Qentë antidrogë zbuluan lëndën narkotike në pjesët e brendshme të një kamioni që po udhëtonte në drejtim të Greqisë.

Për ngjarjen, tre persona ranë në pranga, ndërkohë që tre të tjerë janë shoqëruar për të dhënë sqarim. Në pranga ranë shtetasit, P. Dervishi 54 vjeç dhe A.Musta 41 vjeç, që të dy shoferë, si dhe i biri i pronarit të kamionit Endri Cani.

Policia tha se dyshimet për drogën nisën që kurse policia ndaloi kamionin. Në atë moment, dy shoferët i ka kapur paniku. Më pas, u mor një qen antidrogë për të kontrolluar më tej kur edhe u zbulua sasia e drogës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›