E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen: NATO e vendosur për mburojën antiraketore

NATO do të vazhdojë ndërtimin e mburojës antiraketore në Evropë derisa të arrijë kapacitetin e plotë operativ, njoftoi sekretari i përgjithshëmi Aleancës Veriatlantike, Anders Fogh Rasmussen. Në një editorial të publikuar në The Wall Street Journal, Rasmussen shkroi se testet e bëra deri tani kanë rezultuar të suksesshme dhe se pritet që në samitin e radhës të NATO-s në Chicago të shpallet që faza fillestare dhe operative e sistemit është përfunduar. Ndërtimin e mburojës antiraketore të NATO-s në Evropë e kundërshton ashpër Rusia, e cila konsideron se po nënçmohet potenciali i saj bërthamor, ndonëse NATO pohon se qëllimi i mburojës është mbrojtja nga kërcënimet raketore të Iranit dhe Koresë Veriore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›