E Diel, 1 Nëntor 2026

Izrael, të burgosurit palestinezë i japin fund grevës së urisë

Qindra të burgosur palestinezë në burgjet izraelite kanë rënë dakord për t`i japin fund grevës së gjatë masive të urisë.

Marrëveshja e arritur të hënën u konfirmua nga zyrtarët palestinezë dhe ata izraelitë.

Rreth 1 mijë e 600 të burgosur, apo një e treta e 4 mijë e 800 palestinezëve që mbahen nga Izraeli, kanë refuzuar ushqimin që nga 17 prilli në shenjë proteste ndaj politikës së Izraelit për ndalimin pa gjyq dhe për kushtetet e burgut.

Ndërkaq raportohet se shumë prej grevistëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›