E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollande betohet si president i Francës

Fransua Hollande pritet të betohet sot si president i Francës. Ceremonia e betimit fillon në orën 10:00 sipas kohës lokale në Pallatin Elize.

Hollande pritet të emërojë edhe kryeministrin, dhe menjëherë pas kësaj do të udhëtojë për në Gjermani për të biseduar mbi krizën e borxheve në Evropë.

Hollande ka zhvilluar një fushatë, e cila është fokusuar në rritjen ekonomike në krahasim me masat shtrënguese, një politikë që shumë e shohin se do ta vërë kreun e ri francez në konflikt me Gjermaninë.

Por vetëm pak orë pas betimit ai do të udhëtojë drejt Gjermanisë për t`u takuar me Kancelaren, Angela Merkel. Udhëtimi thekson edhe njëherë rëndësinë e marrëdhënieve gjermano-franceze në Evropë në një kohë tejet të trazuar.

Si dy ekonomitë dhe kontribuesit më të mëdhenj të fondit të shpëtimit në eurozonë, Gjermania dhe Franca janë vendimmarrësit kyç mbi strategjinë që supozohet të nxjerrë Europën nga kriza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›