E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasmussen: S’ka ndryshim strategjie për Afganistanin

"Pati një ndërrim në kreun e komandës, por nuk do të ketë ndryshim në strategji", deklaroi Rasmussen gjatë një konference për shtyp me ministrin e Jashtëm e portugez, Luis Amado.

"E siguroj popullin afgan se do të qëndrojmë në vend aq kohë sa të jetë e nevojshme për garantimin e sigurisë në të gjithë vendin. Sigurisht që nuk do të qëndrojmë përgjithmonë. Objektivi përfundimtar është që afganët të mund të jenë të aftë të përgjigjen vetë për sigurinë e vendit të tyre", u shpreh Rasmussen.

"Shpresoj se në samitin e ardhshëm të NATO-s, në Lisbonë, të mund të bëjmë publik fillimin e kalimit tranzicion të përgjegjësive të sigurisë në duart e trupave afgane në disa provinca, por fillimisht duhen përmbushur plotësisht disa kritere të qarta dhe të nevojshme", nënvizoi kreu i NATO-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›