Librazhd, shpërthim në uzinën e armëve, tre të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pasditen e sotme në repartin e demontimit të municioneve në Librazhd ku për pasojë janë plagosur 3 persona. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrethinat e Librazhdit, në malin e Zgarës, në një punishte-uzinë, të demontimit të armëve.
Burime të policisë thanë se forcat e rendit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për t'i dhënë ndihmën e parë personave të plagosur.
Burime të policisë thanë se forcat e rendit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për t'i dhënë ndihmën e parë personave të plagosur.