Rasmussen sot në Tiranë, takime me krerët e shtetit

Mbërrin sot për një vizitë zyrtare në vendin tonë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Axhenda e Rasmussen do nisë me një takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Meta. Pas takimit do ketë një deklaratë për shtyp.
Rasmussen do zhvillojë një takim me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami në orën 11:30.
Në mesditë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, do ketë një takim kokë me kokë me kryeministrin Berisha ndërsa në 13:10 do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp.
Rasmussen do të zhvillojë gjithashtu takime me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Presidentin e Republikës, Bamir Topi.