E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen:Shqipëria, rol kontruktiv në rajon

Presidenti Topi është takuar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen dhe delegacionin e lartë që e shoqëron në kuadër të vizitës së tij zyrtare, të parën në vendin tonë. Në fjalën e tij zoti Rasmusen vlerësoi lart kontributin pozitiv të Shqipërisë dhe forcave paqeruajtëse shqiptare në kuadër të misioneve anembanë botës, veçanërisht në Afganistan duke përshëndetur "përpjekjet politike dhe ushtarake të Shqipërisë dhe rolin e saj konstruktiv e moderator në rajon për arritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon."
Nga ana e tij presidenti Topi vuri në dukje se Shqipëria e vlerëson me përgjegjësi dhe seriozitet të lartë angazhimin e palës shqiptare si anëtare dhe në kuadër të Aleancës së Atlantikut, me qëndrimin dhe bindjen e plotë se të gjithë së bashku do të bëjmë të mundur arritje të reja për paqen dhe sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, familjes euroatlantike dhe më gjerë. Presidenti Topi u ndal në disa prej arritjeve kryesore të vendit në përmbushje të detyrimeve, kritereve dhe standardeve që burojnë nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, po ashtu dhe nga përpjekjet dhe apirata e popullit shqiptar në rrugën e integrimit sa më të shpejtë të vendit në Bashkimin Evropian.
Presidenti Topi gjithashtu shprehu besimin se anëtarësimi i tyre në NATO është një faktor kyç për sigurinë në Ballkan dhe Evropë, si dhe vuri në dukje se kjo gjithashtu u shërben dhe synimeve dhe përpjekjeve të brendshme të këtyre vendeve për përparim dhe reforma të mëtejshme në fushën politike dhe të mbrojtjes. Duke u ndalur veçanërisht tek Kosova, Presidenti Topi theksoi domosdoshmërinë që Kosova të përmbushë aspiratat e saj integruese si dhe të marrë pjesë në forumet ndërkombëtare, sidomos në ato ku diskutohet për rajonin.

Nga ana tij, zoti Rasmusen shprehu kënaqësinë për këtë takim me Të dy personalitetet e larta ndanë të njëjtin mendim përsa i përket së ardhmes euro-atlantike të të gjitha vendeve të rajonit ballkanik duke theksuar se njëra nga objektivat e përbashkëta si aleatë është ndërtimi i sigurisë, paqes dhe begatisë për vendet dhe popujt tanë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›