E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasmussen:S`ka zgjidhje ushtarake për veriun, vetëm politike

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, zotohet se nuk do të ketë reduktim të ushtarëve të saj në Kosovë dhe se nuk do të merret asnjë vendim për zvogëlime të mëtejshme në dëm të situatës së sigurisë.
Duke pranuar se në shtyrjen e vendimeve për të reduktuar trupat edhe më shumë kanë ndikuar incidentet në veri, Anders Fogh Rasmussen ka paralajmëruar se NATO-ja do të jetë e vendosur duke u përgjigjur ndaj atyre që pengojnë lirinë e lëvizjes.
Në një intervistë për “Kohën Ditore”, numri një i NATO-s flet edhe për raportet me Bashkimin Evropian. Ai gjithashtu thekson se EULEX-i nuk ka resurse të mjaftueshme për të kryer punën e tij në Kosovë por shton se për një zgjidhje afatgjatë të situatës në veri të Kosovës do të duhet një angazhim në nivelin më të lartë politik.
“Para së gjithash, unë e vlerësoj lart atë që ka bërë NATO-ja dhe partnerët e saj në Kosovë dhe kontributin e tyre në përgjithësi për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Gjatë këtyre 13 vjetëve, KFOR-i ka vepruar si garantues i paqes dhe i sigurisë në Kosovë dhe në rajon. Ne në fakt kishim planifikuar që gradualisht ta zvogëlonim numrin e trupave ndërkombëtare në Kosovë, por për shkak të incidenteve në veri të Kosovës gjatë vitit të shkuar ne i shtymë vendimet për shkurtime të tjera të numrit të trupave të KFOR-it. Tani kemi mes 5000 dhe 6000 ushtarë dhe mendoj se do ta mbajmë këtë nivel për një kohë, në mënyrë që të sigurojmë se mund të vazhdojmë të implementojmë mandatin e OKB-së për të siguruar një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes”, ka thënë Rasmussen.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›