E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidovdani, serbët provokojnë policinë në Mitrovicë

Dhjetëra serbë janë mbledhur në afërsi të urës në Ibër në Mitrovicë në orët e para të mëngjesit të sotëm duke provokuar policinë e Kosovës. Lajmi bëhet I ditur nga policia e rajonit të Mitrovicës e cila deklaron se rreth orës 05:00 një grup prej 70 personash, i nacionalitetit serb, pjesëmarrës te marshit të Vidovdanit janë mbledhur ne afërsi të urës kryesore. Sipas policisë tre prej tyre kanë kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të ofendojnë policet në detyrë.
"Policia ka larguar këta qytetarë në pjesën veriore të urës dhe i ka shoqëruar ata me dy autobusë në piken kufitare në Merdarë, përmes së cilës ata janë larguar nga territori i Kosovës, njofton policia.
Ndërkohë me urdhër të prokurorisë ka nisur procedimi penal për “ prishje e rendit dhe qetësisë publike” thekson më tej policia.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›