Rastet e dhunes ndaj punonjeseve te hotelit kthejne vemendejn tek statusi i tyre social

Ne javet e fundit dy bankiere te njohur jane arrestuar nen akuzen per sulme seksuale ndaj punonjesve te hoteleve ne Nju Jork. Keto raste hodhen drite mbi rrezikun me te cilin perballen punonjeset e hotelit shumica e te cilave shihen si gra te dobta te varfera dhe anonime.
Dhjetra punonjese hoteli u rreshtuan pergjate trotuarit duke hedhur parrulla ndaj ish kreut te Fondit Monetar Nderkombetar Dominik Stros Kahn teksa ai arriti ne gjyq per leximin e aktpadise per dhune seksuale.
Ato therrisnin Te te vije turp ndersa ai hynte ne gjykate. Punonjeset u mblodhen ne shenje solidariteti me viktimen e dyshuar. Nje prej tyre Biviana Vaskez thote se ato kane kerkesa baze.
Ne duam drejtesi dhe respekt. Kjo eshte ajo qe kerkojme sepse ne punojme per te mbijetuar si gjithe te tjeret.
Ne 29 maj hoteli i njohur Pierre ne Nju Jork ishte skene e nje tjeter tentative te dyshuar seksuale ku ishte i perfshire ish kreu i Bankes egjiptiane te Aleksandrise Mahmud Abdel Salam Omar. Ai u arrestua gjithashtu nen akuzen e abuzmit me nje punonjese hoteli.
Shume punonjese qe merren me pastrim ne hotele ne Amerike jane imigrante. Akuzuesja e Stros Kahnit eshte nje vejushe 32 vjecare nga Guinea qe rrit vajzen e saj 15 vjecare.
Dorcen Leidhold e grupit Shenjteri per Familjet grup i cili ndihmon grate e abuzuara jep portretin e viktimes se dyshuar bazuar ne takimet e saj te shpeshta me gra nga Guinea.
Ne se do te karakterizojme ate ajo eshte nje grua jashtezakonisht punetore e cila ben gjithcka per te mbajtur vehten dhe vajzen e saj dhe e cila here pas here nis te ardhura dhe tek pjestaret e familjes se saj ne Guine.
Keshilltarja e grupit Shenjterimi i Familjeve Mariama Diallo thote se sulmuesit shpesh shfrytezojne friken qe punonjeset imigrante kane se mos humbasin vendin e punes nese njoftojne per nje sulm ndaj tyre.
Kriminelet mendojne se nese une bej dicka kunder saj ndoshta ajo nuk di si te beje nje raportim ne polici ndoshta eshte pa dokumenta dhe nuk do te njoftoje nga statusi i saj. Ose ndoshta eshte kaq ne nevoje sa do me lejoje te bej cte dua.
Cenueshmeria e punonjeseve mbas dyerve te mbyllura eshte nje ceshtje qe i perket sindikatave te punonjesve te hoteleve per ti ndihmuar ato nga ngacmimet dhe sulmet e klienteve te hotelit. Sepecialisti sigurise Anthony Roman thote se administrata e hotelit mund te marre masa per te ndihmuar punonjeset.
Tek masat perfshihet teknologjia procedurat e menaxhimit dhe protokollet si dhe nje ekip sigurie. Keto jane gjerat per te cilat sindikata duhet te luftoje per ti patur ne hoteleri.
Nje nga zgjidhjet teknike te propozura eshte dhenia e nje pajisjeje elektronike e cila ka nje buton paniku per te dhene alarmin ne rast problemi.
Pavaresisht se si shkon ecuria e gjyqit rastet e bankiereve Stros Kaahn dhe Omar kane perqendruar vemendjen tek shqetesimi i punonjeseve te hotelit te cilat shpresojne se kjo vemendje do te rezultoje ne mbrojtje me te mire te tyre ndaj mysafireve te rrezikshem.