Meksika terheq pensionistet amerikane pavaresisht vales se krimeve

Rreth 40 mije njerez jane vrare ne Meksike gjate pese vjeteve te fundit nderkohe qe policia dhe ushtria e ketij vendi te Amerikes Latine po perballet me kartele te fuqishem narkotikesh te cilet luftojne me njeri tjetrin per rruget e trafikimit te droges. Por pavaresisht titujve trondites te lajmeve qindra mijera amerikane i kalojne cdo vit pushimet ne Meksike dhe shume prej tyre kryesisht pensioniste kane blere atje shtepi. Duket se moti i ngrohte dhe kostoja e ulet e jeteses jane shume terheqes per ta.
Kohet e fundit lajmet nga Meksika jane te keqija dhe dominohen nga njoftime per shkembime zjarri dhe vrasje te frikeshme. Por nderkohe shume amerikane po levizin drejt Meksikes per te gjetur paqe dhe qetesi. Michael Baldwin dhe Stepahine Villaroll folen per Zerin e Amerikes permes Skype nga shtepia e tyre ne skajin jugor te gadishullit Baja te Meksikes.
Kemi thuajse nje vit qe jetojme ketu dhe erdhem nga Huston i Teksasit. Erdhem perkohesisht veren e kaluar dhe vendosem te qendrojme pergjithnje. Erdhem me makinn nga Houston deri ne Cabo San Lucas.
Michael Baldwin thote se atyre u pelqen bukuria natyrore dhe klima e bute dhe se stili i permiresuar i jetes u ka kursyer para.
Krahasuar me Huston Cabo na ka pakesuar shpenzimet rreth 30 perqind.
Stephanie thote se atyre u pelqen te bashkebisedojne me popullsine lokale ne vendin ku ka pak krime.
Kemi shume miq jane shume mikprites dhe kjo eshte nje prej gjerave qe nga pelqen njerezit.
Nderkohe qe qendrat e pushimeve nuk kane patur probleme pjese te tjera te Meksikes jane kthyer ne zona lufte. Sipas Departamentit amerikan te Shtetit 14 nga 31 shtetet e Meksikes kane patur incidente te dhuneshme.Por Rodolfo Lopez-Negrete shef i bordit te turizmit ne Meksike thote se raporti nuk citon pjesen derrmuese te vendit te paperfshire nga krimet e medha.
Nga 2500 bashki qe kemi ne Meksike vetem ne 80 prej tyre jane vene re episode dhune.
Ai thote se shtetasit amerikane qe jetojne ne zonat e qendrave kryesore te pushimeve jane prove e konfidences.
Pjesa derrmuese e pronareve ne qendrat e pushimeve jane amerikane.
Nderkohe ne Huston Chris Hill punon me koalicionin meksikan imobilar qe synon nxitjen e blerjeve ne Meksike. Ai thote se aktiviteti eshte ngadalesuar gjate viteve te fundit kryesisht si rezultat i recesionit por edhe nga lajmet mbi dhunen qe zakonisht nuk eshte prane zonave turistike.
Te gjitha lajmet qe degjojme mbi krimet e lidhura me drogen kane ndikim shume te vogel tek turizmi apo dikush qe do te jetoje ne Meksike.
Nje tjeter shqetesim per shume bleres shtepish nga Amerika eshte procesi ligjor dhe siguria e investimeve ne vend te huaj. Zoti Hill thote se procedurat e reja dhe garancite ligjore e bejne me te lehte dhe te sigurte investimin imobilar ne Meksike.
Po perdore mjetet ka shume pak rrezik njelloj si ne Amerike.
Chris Hill thote se Meksika ofron shanse te medha per pensionistet amerikane qe te jetojne me mire me parate e pensionit.
Ne besojme se Meksika ne planin afatgjate do te jete nje mundesi e mrekullueshme per pensionistet ne baze te kostos dhe kujdesit shendetesor.
Nderkohe shume amerikane qe jetojne pjeserisht apo gjate gjithe kohes ne Meksike e kane perjetuar nje te vertete te tille.