E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rasti i çuditshëm i Bosnjë-Austri: Ragnick kthehet në dhomën e zhveshjes… me biçikletë

Çdo gjë mund të ndodhë në një fushë futbolli. Dje, gjatë pushimit të ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës 2026 midis Bosnjës dhe Austrisë.

Trajneri i austriakëve, Ralf Ragnick, tërhoqi vëmendjen për një gjest të çuditshëm dhe të përsëritur: trajneri 67-vjeçar gjerman kaloi fushën në Zenicë me një biçikletë elektrike.

Kohët e fundit Ragnick iu desh të operohej dy herë në kyçin e këmbës, nga i cili ende po shërohet. Prandaj, gjeti një mënyrë krijuese për të mos ecur shumë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›