Rasti i fundit

Boksieri kosovar, Luan Krasniqi, është ballafaquar me boksierin ukrainas, Alexander Dimitrenko, në një konferencë për media, para rimeçit të tyre, i cili do të zhvillohet më 28 nëntor, në Arena Oberhausen, në luftën për titull interkontinental të kategorisë WBO.
Duelin e parë ndërmjet këtyre dy boksierëve e pati fituar me nokaut në rundin e tretë Dimitrenko i njohur me nofkën Sascha.
Por, sipas Luan Krasniqit, Dimitrenko atë fitore e pati arritur me ndihmën e fatit dhe se një gjë e tillë nuk do të përsëritet sërish më 28 nëntor. Ai ka thënë se është i motivuar për tiu hakmarrë ukrainasit.
Këto ditë kisha vetëm një motivim: Dëshiroja të boksoja sërish me Saschan, sepse kjo luftë më dërgon sërish përpara. Kam pasur shumë durim për të pritur këtë revansh, dhe tani dua të dëshmoj se meçi i parë ishte vetëm një goditje e fatit, që nuk dua të ndodhë edhe herën e dytë, ka thënë Krasniqi, i cili gjatë karrierës së tij ka arritur 30 fitore nga 35 meçe.
Tani nuk dua të ketë grushte të fatit. Kjo luftë do të jetë absolutisht rasti im i fundit, sepse bateritë e mia janë rimbushur. Jam i gatshëm fizikisht, nuk mund të humb. Jam vërtet krenar që do të jem sërish në ring, veçanërisht kundër Saschas, shtoi ai.
Kësaj deklarate të Krasniqit menjëherë i është kundërpërgjigjur Dimitrenko, i cili ka mohuar kategorikisht të ketë fituar në përballjen e parë me ndihmën e fatit. Luan, ju gjithmonë flisni për një grusht me fat. Por në boks, dhe sidomos në kategorinë e peshës sonë, nuk ka fat!, i ka thënë Dimitrenko Krasniqit.
Madje, Krasniqi e ka quajtur Dimitrenkon njeri të pasjellshëm, pasi ukrainasi nuk ishte përshëndetur me shqiptarin, para se të nisë konferenca për gazetarë.
Ai u tregua i pasjellshëm që nuk më përshëndeti. Sascha, është vetëm një djalë i vogël, që nuk di të thotë përshëndetje, dhe i cili duhet të tregojë më shumë respekt, ka thënë Krasniqi.
Unë të përshëndeta, por nuk kam nevojë të të puth apo të të përqafoj, është kundërpërgjigjur boksieri ukrainas.
Megjithatë, boksieri 38-vjeçar me prejardhje nga Juniku, shpreson ta mposhtë Dimitrenkon, fitore që do tia hapte sërish rrugën për të luftuar sërish për titullin e Kampionit Botëror.
Dëshiroj të kthehem në maje sërish dhe të luftoj për kampion bote, ka deklaruar Krasniqi.
Në anën tjetër, Dimitrenko ka thënë se ka mësuar nga humbja që e pati pësuar në muajin korrik nga Eddie Chambers, dhe ka pohuar se ato gabime nuk do ti përsërisë në përballje me Krasniqin.
Ndonëse e pranon se do ta ketë të vështirë ndaj shqiptarit me nënshtetësi gjermane, Dimitrenko është i bindur se më 28 nëntor do ti gëzohet fitores.
Ne e kemi analizuar me kujdes humbjen time të muajit korrik, kundër Eddie Chambers.
Unë jam përgatitur për këtë luftë, në mënyrë që mos ti përsërisë ato gabimet që i bëra në meçin e muajit korrik, ka thënë Dimitrenko.
Ajo humbje nuk më ka shkatërruar mua, dhe kam mësuar shumë prej saj. Jeta në boks vazhdon. Unë e kamë pranuar këtë luftë të vështirë kundër Luanit, sepse jam boksier që nuk dorëzohem. Unë do të jem më i fortë, si fizikisht, ashtu edhe mentalisht në luftën e radhës, ka shtuar ukrainasi.
Pas humbjes së parë nga Dimitrenko, Luan Krasniqi mendonte seriozisht që ta linte përfundimisht boksin aktiv. Mirëpo, pasi ishte konsultuar me familjen e tij, boksieri kosovar do ta sprovojë veten sërish në boksin profesionist. Fitorja eventuale do tia rriste apetitet për të synuar më lart, ndërsa humbja eventuale sipas të gjitha gjasave do të thoshte fund i karrierës së tij të bujshme.