E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artan Bushati largohet nga drejtimi i U-21

Trajneri i Kombëtares Shpresa, Artan Bushati ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme duke mos pranuar më të drejtojë ekipin e 21 vjeçarëve. Lajmin e kanë bërë të ditur burime të "Ora Sport" mbrëmë rreth mesnatës. Mësohet se këtë vendim tekniku shkodran ta ketë marrë në pushim të ndeshjes me Bjellorusinë të humbur 4-2 nga Shpresat tona dhe që rezultati i pjesës së parë ka qënë 3 me 0 në favor të vendasve. Trajneri ua ka komunikuar këtë vendim fillimisht lojtarëve duke shprehur keqardhje për rezultatet e dobëta të marra në këtë edicion ku Shpresa ka marrë vetëm një fitore në 5 ndeshje ndërsa katër takimet e tjera i ka humbur. Bushati dje në mbrëmje ua ka komunikuar vendimin edhe drejtuesve të FSHF-se. Trajneri shkodran e ka marrë drejtimin e Kombëtares Shpresa më 30 nëntor të vitit 2005-së ndërsa më parë kishte drejtuar edhe skuadrën e Elbasanit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›