Rasti i traktorit të Palmës
Gazeta greke "Elefteros Tipos" njoftoi të hënën se në tryezën e negociatave për çështjen e emrit mes Athinës dhe Shkupit është ofruar propozimi "Maqedonia e Epërme". Sipas gazetës, propozimi mund të pranohet nga ana e autoriteteve të Shkupit, menjëherë pas formimit të qeverisë së re nga Kryeministri Gruevski. "Ky variant ishte propozuar nga lideri aktual i opozitës (PASOK), Jorgos Papandreu, në vitin 2002, kur ai ishte ministër i Jashtëm i Greqisë. Por kjo çështje nuk u zgjidh, për shkak të konfliktit në Maqedoni", sqaroi "Elefteros Tipos". Sipas gazetës, Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, që pritet sërish ta formojë qeverinë maqedonase pas zgjedhjeve të parakohshme, është i gatshëm ta pranojë një emër me përmbajtje gjeografike për përdorim ndërkombëtar, ndonëse do të insistojë që në marrëveshje të përmendet "identiteti maqedonas" dhe "gjuha maqedonase".
Në Serbi asgjë më s‘është e sigurt, madje as pozita e patriarkut. Mandati jetësor paraqet vetëm një lehtësi kanonike, kjo nëse konkurrencës për pozitën më të lartë iu duk se "i shenjti" jetoi tepër gjatë. Por, këtu problemet shfaqen për shkak të gjërave të shenjta. Nuk ka parashenja të mira nëse ato do të zgjidhen aq shpejt dhe për kënaqësinë e qytetarëve. Gjithkush ka frikë në mënyrën e vet, dikush nga kthimi në të kaluarën, e dikush nga dalja e sendeve në dritë. Sido që të jetë, të paktën gjysma e Serbisë s‘do të pajtohet me gjysmën e saj tjetër. Por, kjo ndarje vërtet është një arritje origjinale demokratike që do të mund të na kushtonte shtrenjtë. Nga qorrsokaku nuk mund të na nxjerrë asnjë mesi, ose pejgamber nacional - një prijës kombi që ndoshta e di se çfarë na duhet bërë. Por vetëm një llogaritje e mirë, një pazar nga i cili njerëzit e duhur përfituan statusin e mallit të rrallë.
Vërtet, personalisht nuk kam asgjë kundër Ivica Daçiçit. As nuk do të mund ta injoroja kategorinë që quhet "solidaritet edukativ ndaj anasit", sepse na ndajnë vetëm rreth 30 kilometra të hapësirës së vendlindjes. Që nga Dragisa Cvetkoviç dhe Zoran Zivkoviç, jugu serb nuk ka pasur lider që e "rroku" çështjen në mes. Por, kjo megjithatë nuk është odë lokal-patriotike. Ndoshta Ivica për një moment sinqerisht tentoi ta shkundte Millosheviçin. Ai, edhe ashtu, është peshë tepër e rëndë për të. Dy të tillë Serbia s‘do të mund t‘i duronte as jerm. Kështu që ai e ndryshoi frizurën dhe shprehinë e imitimit të mësuesit të vet politik. Nuk e largoi krejtësisht hijen e Sllobos, por nga vetja i dëboi fanatikët e tij, adhuruesit e dashuruar verbërisht të shoqatës "Slloboda". Por, asnjëherë nuk hoqi dorë nga puberteti i tij politik, ngase kjo do të mund ta largonte prej gjeneratës së fundit që ende ka energji.
Për Kosovën edhe një herë e "përdori" fjalorin e krijuesit të tij: "Kush guxoi të thoshte se për shkak të humbjes së territorit ne s‘do të luftojmë!". Edhe njëherë në Parlament tha: "Përse na rrëzuat në vitin 2000, kur tani i jeni kthyer politikës së Millosheviçit!". Krejt kjo do të ishte tepër pak për rilindjen e SPS. Daçiç brenda koalicionit të tij ishte nën presione divergjente: konservatorët e nxisnin nga prapa, shtigjeve të vjetra të famës dhe ngecjes. Të rinjtë dhe energjikët nuk çanin kokën për ideologji, atyre u duhej një modernizim energjik. Përkrahja u erdhi andej nga s‘e pritën, nga Jagodina. Dragan Markoviç, me pseudonimin ekzotik "Palma", revolucionin e tij të integrimit e përmblodhi në një batutë pothuaj antologjike: "Nuk mbushet traktori me patriotizëm!". Donte të thoshte me karburantin që nuk mbushet me parullat e nxehta e të harxhuara dhe nga oratorët e pashpresë.
Shefi i SPS arriti që rreth vetes të mbledhë edhe pensionistët, atë soj njerëzish të pakënaqur, për të cilët shteti përkujdeset gjithnjë e më pak. Konsiderohet se problemi i gjeneratës në Perëndim mund të zgjidhet "me rrugë natyrore", gjegjësisht me vdekjen paksa më të shpejtë të atyre "që brejnë" pensionet e neveritshme. Kështu i fituam dy gjenerata pensionistësh nga familja vitale Krkobabiç, që jep njëfarë shprese edhe në rimëkëmbjen e afërme të pensionistëve. Nuk mund të thuhet se ata janë ardhmëria jonë, por mund të thuhet se shoqëria, e cila nuk kujdeset për ata që e krijuan, ka afinitet vetëshkatërrimi. Një Daçiç i tillë, i lindur në qytetin e njëjtë me Svetlana Raznatoviç dhe me Smiljko Kostiç, u shndërrua në yll të pamohueshëm politik. Njeriu që menjëherë paralajmëroi se partia e tij nuk do të jetë "vetëm gur në peshore", por një forcë reale politike.
Që në natën zgjedhore tha se fillimisht do të bisedonte me Koshtunicën, dhe vetëm nëse negociatat dështojnë, do t‘i shikojë edhe ofertat tjera. Shefi i shtetit, ofertën Daçiçit ia bëri publikisht. Disi, kjo dukej si një përkëdhelje false politike brenda një atmosfere flirtimesh. Por, duket që Tadiç vetëm këtë edhe mund ta bënte, përderisa konkurrenca po negocionte. Sidoqoftë, Daçiç shkoi në Moskë, por jo për sigurimin e mendimit të tij. "Pse po çuditeni, unë gjithmonë udhëtoj diku!". Jo de, e pse do të çuditeshim? Ndonëse në çarshi u dëgjua se Ivica në Kremlin u takua me shoqen Markoviç. Nuk e di ç‘do të mund t‘i thoshte ajo e që ky tashmë s‘e dinte. Edhe vëllezërit nga Duma njësoj. Ndoshta, rrugës, dëgjoi diçka edhe nga Lavrov - do t‘ia vlente. Njeriu që mundi Millosheviçin në vitin 2000 po bën koalicion me SPS. Thotë se këta nuk janë të njëjtit me radikalët e para tetë viteve, sepse sot janë të gjithë njësoj. Atij i duhet Daçiç, si shpresë e fundit për mbijetesë politike. Ndryshe, me një rënie të lirë përgjithmonë do të bjerë, i shoqëruar me Jovan Krkobabiç. Njeriu që dy herë për tre muaj e mposhti Nikoliçin, qeverinë do ta bënte me Daçiçin. Nëse nuk e bën, asnjëra fitore s‘do të vlejë më shumë se si e dhënë statistikore. Do t‘i duhet të fillojë gjithçka nga fillimi, ose pothuajse gjithçka.