E Diel, 1 Nëntor 2026

Turizmi mjekesor dhe globalizmi i mjekesise

Për shumë vjet me radhë, qytetarë të shumë vendeve të botës kanë shkuar në SHBA dhe në vendet e tjera të zhvilluara të Evropës për të përfituar nga teknologjia e përparuar. Kohët e fundit ka filluar të praktikohet një modë e re, e njohur si turizëm mjekësor, ku shumë qytetarë nga vendet e zhvilluara po shpërfillin shërbimin mjekësor të ofruar në vendet e tyre dhe po shkojnë në vende më pak të zhvilluara për të kërkuar shërbime mjekësore. Turizmi mjekësor po bëhet shumë popullor dhe është llogaritur që rreth 750 mijë amerikanë kanë kërkuar ndihmë mjekësore jashtë Amerikës. Turizmi mjekësor ka kapur interesin e medias. Artikuj, guida, fletëpalosje, po publikohen me frekuencë gjithnjë në rritje. Një kërkim në "Google" me termin "medical tourism", i realizuar më 29 korrik 2007, dha një përgjigje me 1 100 mijë oferta, çka përbënte një rritje me 300.000 krahasuar me 62 ditë më parë.

Shumë mjekë dhe organizata mjekësore reklamojnë dhe japin informacion në internet për shërbimet që mund të ofrohen në qendra të ndryshme. Natyrisht termi turizëm mjekësor nuk reflekton gjendjen e pacientit ose teknologjinë e ofruar në këto qendra, ai përfaqëson një dukuri komplet ndryshe nga modeli i mëparshëm në të cilin pacientët shkonin në shtete më të zhvilluara. Megjithëse nuk ka statistika të sakta për sa i përket madhësisë së fenomenit, informacioni i bollshëm sugjeron që një numër i rëndësishëm pacientësh udhëtojnë nga vendet e zhvilluara në ato më pak të zhvilluara. Në 2004, 1.2 milionë pacientë udhëtuan drejt Indisë dhe 1.1 milionë turistë mjekësore udhëtuan drejt Tajlandës. Më 2007-n, rreth 750.000 amerikanë udhëtuan jashtë Amerikës për të kërkuar shërbim mjekësor, me këtë ritëm rritjeje, në 2010 numri i tyre llogaritet të jetë rreth 6 milionë. Mendohet që nga turizmi mjekësor vendet e Azisë të gjenerojnë rreth 4.4 bilionë dollarë në 2012-n dhe gjysma e kësaj shume të përfitohet nga India. Vlerësohet që industria e turizmit mjekësor fiton çdo vit rreth 60 bilionë dollarë në të gjithë botën me një rritje vjetore prej 20%. Një numër në rritje vendesh po ofrojnë shumë shërbime mjekësore, kirurgjikale dhe stomatologjike.

Shumë nga këto destinacione ofrojnë teknologji të avancuar dhe akomodim perfekt. Një numër i rëndësishëm i mjekëve në këto destinacione janë të trajnuar në vende të zhvilluara të Evropës dhe SHBA. Turistët mjekësorë kërkojnë shërbime në kirurgjinë kozmetike, procedurat dentare, kirurgji bariatrike, në fertilitet, shërbim ortopedik, kardiak dhe transplant organesh. Një numër i madh vendesh në Amerikën Qendrore dhe Jugore kanë fituar reputacion të madh në kirurgjinë kozmetike dhe plastike. India, Malajzia, Singapori dhe Tailanda janë bërë popullore në turizmin mjekësor për pacientët që kërkojnë kirurgji kardiake ose ortopedike. Shërbimi mjekësor në Indi ofron komoditet dhe çmime sa 10% e atyre në USA. Shumë vende të zhvilluara si Belgjika, Kanadaja, Gjermania, Izraeli dhe Italia, janë duke tërhequr pacientë të huaj, duke iu ofruar shërbim modern të sofistikuar dhe vëmendje të veçantë preferencave dhe satisfaksionit të këtyre pacientëve.

Tregu global i kujdesit shëndetësor

Tregu global i kujdesit shëndetësor u duk nga fundi i shekullit 19-të, kur pacientët nga vende më pak të zhvilluara të botës me burimet e nevojshme filluan të udhëtojnë në qendrat më të mëdha mjekësore në Evropë dhe në SHBA për të marrë trajtime mjekësore që nuk janë të disponueshme në vendet e tyre. Situata është shumë e ndryshme në modelin e turizmit mjekësor, ku pacientët nga vende shumë të zhvilluara shkojnë në vende më pak të zhvilluara për shërbime mjekësore. Turistët mjekësorë do të preferonin të kishte më shumë kirurgji në spitalin e qytetit ose rajonit të tyre. Sidoqoftë këta pacientë ndjehen të stresuar për të balancuar nevojat e tyre mjekësore me mundësitë. Por teknologjia e sotme moderne sidoqoftë ka krijuar kushtet që ato të investigojnë dhe të arranxhojnë kujdesin e tyre shëndetësor kudo nëpër botë nga kompjuteri i shtëpisë së tyre ose me këshillën dhe asistencën e një agjencie turistike mjekësore.

Për pacientët nga vende shumë të industrializuara, arsyeja kryesore e shërbimit mjekësor në vende më pak të zhvilluara është kostoja shumë më e ulët. Pacientë të tillë të ndërgjegjshëm për koston zgjedhin të pranojnë një shërbim jashtë vendit për çmime, që mund t‘i përballojnë më mirë. Rasti për të konservuar burime të limituara financiare u jep fund pasigurisë së tyre. Një pacient nga SHBA i shtresës së mesme dhe që nuk ka mbulim shëndetësor preferon këtë lloj shërbimi mjekësor. Grupi tjetër i turizmit mjekësor janë njerëzit që kërkojnë kirurgji kozmetike, shërbim dentar, trajtim fertiliteti dhe trajtime jo të mbuluara nga siguracioni mjekësor. E përbashkëta e të dyja grupeve është që të ardhurat e tyre janë të tilla që mund të përballojnë kostot e ulëta të shërbimit shëndetësor turistik, por janë të pamjaftueshme të përballojnë të njëjtat shërbime në tregun e tyre lokal. Në disa vende, ku siguracionet shëndetësore janë shtetërore, shkak për largimin e pacientëve janë listat e gjata të pritjes. Në Kanada dhe Angli, siguracionet shëndetësore nuk mbulojnë operacionet kozmetike dhe për një çmim shumë më të ulët, pacientët shkojnë në vende të tjera. Pacientët gjithashtu udhëtojnë në destinacione mjekësore jashtë shtetit për procedura që nuk janë shumë të disponueshme në vetë vendet e tyre. Për shembull, terapia "stem cell", për një sërë arsyesh mund të jetë e padisponueshme ose e kufizuar në vendet e industrializuara, por mund të jetë shumë më e disponueshme në tregun e turizmit mjekësor.

Disa pacientë, veçanërisht ata të kirurgjisë plastike, procedurat e ndërrimit të seksit dhe rehabilitimi i drogës, zgjedhin turizmin mjekësor, për shkak të konfidencialitetit dhe privacy-së në vende të largëta. Në fund, disa pacientë kërkojnë kujdes shëndetësor jashtë vendit, thjesht për të udhëtuar në vende ekzotike dhe pushimi të rrethuara nga ambiente luksoze. Megjithëse agjentët e turizmit mjekësor mund të promovojnë aspektin turistik të kujdesit shëndetësor, vlera kreative e udhëtimit ka një rëndësi në rritje për pacientët me probleme komplekse serioze. Arsyeja kryesore që qendrat mjekësore në vendet në zhvillim janë të afta të sigurojnë shërbime të kujdesit shëndetësor jo të kushtueshme është e lidhur me gjendjen ekonomike të vetë vendeve. Me të vërtetë çmimet për shërbimin shëndetësor në përgjithësi përkojnë me të ardhurat për frymë të popullsisë. Në të njëjtën kohë, tarifat për shërbimet shëndetësore janë të përshtatshme për nivelin e zhvillimit ekonomik në të cilin sigurohen shërbimet. Shpenzimet e ulëta administrative dhe ato medikolegale për mjekët gjithashtu luajnë rol për koston e ulët të kujdesit mjekësor jashtë vendit. Për shembull, siguria për profesionin për një mjek kirurg në Indi është 4% e asaj që një kirurg paguan në Nju Jork. Një konsideratë e rëndësishme në turizmin mjekësor është ndikimi i fuqishëm i kushteve në vendet e destinacionit. Të ardhurat e mira që fitojnë këto klinika nga këta pacientë krijojnë mundësinë e përmirësimit të vazhdueshëm të kushteve të akomodimit, duke e bërë përherë e më atraktiv shërbimin. Duke parë të ardhurat nga ky lloj turizmi, shumë shtete kanë rregulluar edhe politikat e tyre makroekonomike. Nga ana tjetër, fluksi gjithmonë në rritje i këtyre pacientëve, ka vënë në alarm siguracionet shëndetësore të vendeve të zhvilluara, duke aplikuar politika më fleksibile për të ruajtur pacientët.

Cilësia dhe siguria në turizmin mjekësor

Zgjedhja e klinikës përbën një problem të veçantë. Të joshur nga fitimi në treg, ofrohen shumë shërbime dhe përpos reklamës është shumë e vështirë të identifikohen mjekët e trajnuar mirë. Për të mbrojtur pacientët e tyre, disa vende kanë krijuar organizata si "Join Commission International" ose "International Organization of Standartisation", që janë një pikë e rëndësishme referimi për pacientët që duan të kurohen jashtë. Ka pasur shqetësime në lidhje me rrezikun e komplikacioneve gjatë udhëtimit dhe veprimtarive rekreative të periudhës postoperatore. Menaxhimi i komplikacioneve postoperatore që ndodhin gjatë udhëtimit të kthimit dhe kostoja e këtij kujdesi, janë ende probleme të vështira që mbeten të pazgjidhura.

Përgjegjësia për turizmin mjekësor

Komuniteti mjekësor në vendet e zhvilluara ka filluar të njohë turizmin mjekësor si një fenomen të vërtetë, që përfshin profesionin, mjekun dhe pacientin. Gazetat mjekësore dhe të shëndetit kanë filluar të publikojnë artikuj në lidhje me këtë temë që në 2006-n. Organizatat mjekësore i janë adresuar turizmit mjekësor në artikuj dhe të tjera dokumente të postuar në website të tyre. Komiteti Special për Moshën në Senatin Amerikan e trajtoi problemin dhe kërkoi një task force të ekspertëve për të eksploruar ndikimin dhe sigurinë për kujdesin shëndetësor jashtë vendit. Industria e sigurimeve është bërë pjesëmarrëse aktive në turizmin mjekësor. Në disa vende, shiten politika sigurimi që aftësojnë ose inkurajojnë pacientët që të kryejnë procedura mjekësore të shtrenjta me vlera shumë më të ulëta nëpërmjet turizmit mjekësor. Në një përpjekje për të zvogëluar barrën financiare të kujdesit shëndetësor për punonjësit e tyre më se 500 korporata janë duke vlerësuar vizibilitetin e mundësimit të shërbimeve jashtë vendit për shërbime shëndetësore të shtrenjta. Rrjetet e siguracioneve po zgjerohen për të përfshirë mjekët në të gjithë botën dhe pritet që për një dekadë do të hartohen plane shëndetësore që një shumicë e punonjësve të mund të kurohen në qendra mjekësore jashtë vendit.

Kompanitë e sigurimit janë të afta të përdorin një pjesë të kursimeve të tyre substanciale për të ofruar iniciativa për përftuesit që dëshirojnë të kenë shërbim turistik mjekësor, duke përfshirë reduktimet për shpenzimet e shëndetit out-of-pocket dhe duke paguar për udhëtimin për pacientin dhe madje edhe për një anëtar të familjes. Një përgjigje veçanërisht interesante për migrimin e pacientëve në destinacione jashtë vendit është që disa facilitete mjekësore të SHBA-së janë tani duke pranuar referenca nga agjencitë e turizmit mjekësor, duke siguruar shërbime shumë më të lira për pacientët amerikanë. Në vendet që kanë lista të gjëra të pacientëve në pritje për procedura të caktuara, turizmi mjekësor siguron një mekanizëm për të lehtësuar stogjet e njerëzve në pritje, duke i dërguar pacientët jashtë pa zgjeruar kapacitetin lokal. Në të njëjtën kohë është duke i dërguar pacientët në vende fqinje për këtë qëllim dhe vendet më të largëta do të përdoren si destinacion për turizmin mjekësor për një periudhë më të vonshme. Megjithëse kjo ide nuk është eksploruar akoma, mund të jenë mundësi të reja për të përdorur destinacione të reja me kosto të ulët për turizmin mjekësor për të siguruar kujdes për pacientët me të ardhura të ulëta, ndërsa në të njëjtën kohë duke lehtësuar barrën mbi kujdesin mjekësor familjar dhe organizatat filantropike.

Evolucioni i vazhdueshëm i turizmit mjekësor

Industria e turizmit mjekësor furnizohet nga pacientët e pakënaqur nga shërbimi shëndetësor në vendin e tyre. Këta pacientë negociojnë me sistemet mjekësore jashtë vendit për të gjetur shërbime që janë të përballueshme, në kohë ose thjesht të disponueshme. Millstein thekson që largimi i pacientëve amerikanë në destinacione të huaja për operacione jetësore është thjesht një problem që në fund të fundit ka një vlerë simbolike në krahasim me jetën e njeriut dhe për këtë arsye ata duhet të drejtohen nga mjekë drejtues. Këta mjekë drejtues duhet të njohin faktin që pacientët, si të gjithë konsumatorët, do të kërkojnë për një shërbim që ofron vlera optimale dhe turizmi mjekësor është një zgjedhje e pacientit për të caktuar se çfarë është më i vlefshëm për të. Në një artikull mbi turizmin mjekësor në "Time", ekonomisti i "Princeton University", Uwe Reinhardt thekson: "Turizmi mjekësor ka potencialin që pasojat e tij mbi sistemin shëndetësor amerikan të jenë të tilla si ato të industrisë japoneze të makinave mbi industrinë amerikane të makinave". Është vazhdimisht e dukshme që turizmi mjekësor është duke ndryshuar peizazhin e kujdesit shëndetësor në vendet e industrializuara dhe në zhvillim rreth botës, dhe ka çdo arsye për të besuar që kjo tendencë do të vazhdojë të evoluojë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›