E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasti “Kleçka” sërish nga fillimi

Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur sot lidhur me ankesën e prokurorit ndaj aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut për gjashtë nga të akuzuarit, në rastin tashmë të njohur “Kleçka”, duke e kthyer gjithë lëndën në rigjykim.

Me këtë vendim Arben Krasniqi, Shaban Shala, Sabit Shala, Behlul Limaj, Refki Mazreku dhe Besim Shurdha u bashkohen të akuzuarve të tjerë në paraburgim. Bëhet fjalë për katër të akuzuar të tjerë, tashmë në paraburgim: Fatmir Limaj, Naser Krasniqi, Naser Shala, Nexhmi Krasniqi.

Me këtë vendim të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rasti ‘Kleçka’ përfundimisht kthehet në pikën zero, d.m.th gjykimi nis nga e para.

Në mars të këtij viti, Gjykata e Qarkut i kishte liruar gashtë të pandehurit nga të gjitha pikat e aktakuzës, me të cilën ngarkoheshin./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›